Burrel/ Përplasi me makinë këmbësoren dhe largohet, arrestohet disa orë më vonë 22-vjeçari

Burrel/ Përplasi me makinë këmbësoren dhe largohet, arrestohet disa orë më vonë 22-vjeçari

Foto ilustruese

BURREL- Një 22-vjeçar është arrestuar pasi përplasi me makinë një këmbësore dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Fatmirësisht  këmbësorja është në gjendje të mirë shëndetësore. Mësohet se pas hetimeve të kryera është identifikuar 22-vjeçari, ku më pas u arrestuar.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Deklarata e policisë
Aksidentin me mjet një shtetase, dhe largohet nga vendi i aksidentit, por identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në DVP. Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: R. N., 22 vjeç, banues në Burrel.  Arrestimi i tij u bë pasi duke qarkulluar me mjetin tip "Mercedez Benz”, në afërsi të 'Turizmit' , Burrel, ka përplasur një këmbësore, e cila pas ndihmës së parë mjekësore është larguar për në banesë.

Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit por pas disa orë punë intensive është bërë i mundur identifikimi i mjetit dhe më pas kapja dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund

Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund