Kryesia e OSBE-së nga Rama/ Bushati: Lajmi i mirë! Garanci për efektivitet më të madh... dhe një mesazh Gent Cakajt

TIRANE- Deputeti i PS-së, dhe ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka lëshuar një mesazh në drejtim të ministrit të Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj, teksa mori pjesë në Komisionin për Politikën e Jashtme.

 Bushati theksoi se kryesimi nga vetë Edi Rama organizatës OSBE e cila do të kryesohet nga Shqipëria përgjatë vitit 2020, është një garanci për efektivitet më të madh për t’i përfshirë të gjithë institucionet në këtë proces.

“Është mjaft inkurajues fakti që siç ka deklaruar publikisht Kryeministri, ai do të jetë dhe kryetari i radhës i OSBE-së sepse është një garanci për efektivitet më të madh për ti përfshirë të gjithë institucionet në këtë proces. Kujtoj që Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, SHISH, Parlamenti nuk diskutohet, por dhe sektori civil duhet ta ndjejnë veten pjesë të këtij procesi dhe shpresoj shumë që duke filluar nga viti tjetër klima politike në Shqipëri të jetë më e paqtë dhe më bashkëpunuese  për ta konceptuar këtë proces si një koncept mbarëkombëtar”, tha Bushati.

Gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2020, që i është akorduar ministrisë së Punëve të Jashtme, Bushati, iu drejtua Cakajt me një mesazh mbi administratën, që të tregohet kujdes për ta.

“Nëse ka një gjë që ne duhet të bëjmë është kujdesi ndaj luleve, t’i ujisim dhe t’i ushqejmë. Kjo ka të bëjë me kapacitete administrative. Nuk do t’i marrim dot frytet menjëherë, por do kërkojë kohën e vet”, ka deklaruar Bushati.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 23/11/2019 11:43

    Gent cakaj diet ca zgjepsi esht

    Përgjigju
  • ERP: 22/11/2019 21:44

    Ha Bushat ha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë