Bushati në Report TV: S'ka 15 kushte për Shqipërinë! Të mbyllet marrëveshja për detin, zhvillon ekonominë detare në Shqipëri

Ish ministri i Jashtëm dhe deputeti Socialist Ditmir Bushati i ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv tha se nuk ka 15 kushte për Shqipërinë për nisjen e procesit të Integrimit, pasi PE nuk ka kompetencat dhe as kuadrin ligjor të vendos kushte për një vend kandidat si Shqipëria. Bushati tha se gjithçka drejtohet nga KE dhe vendet e BE dhe se janë disa detyra që duhen siguruar si reforma zgjedhore e Gjykata Kushtetuese apo ajo e Lartë që të përcaktojnë metodologjinë e integrimit por nuk janë dhe nuk ka as 7 dhe as 15 kushte.

"Kemi pasur disa rekomandime, një vendimmarrje nga BE që përcaktuan dhe një radhë apo etapë që duhet të ndiqen nga Shqipëria. Fillimisht përgatitet kuadri negociues që përcakton të gjithë procedurën dhe metodologjinë që udhëhiqet i gjithë procesi i integrimit. Më pas mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Për të dy këto etapa, BE në vendimin e marsit të 2020 ka përcaktuar një listë me detyra. PE nuk ka kuadrin dhe as kompetencën për të përcaktuar listën me detyra për një vend kandidat , pra nuk mund të flitet për një listë me kushte, por procesi është në ato shina që përcakton traktati. lista e detyrave që duhen përmbushur është e qartë dhe nevojitet bashkëpunim politik dhe mirëkuptim institucional. Bëhet fjalë për reformën zgjedhore, ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të latë, për ligjin anti-shpifje etj. Loja janë 7 apo janë 15 kushte është lojë me kungullesha dhe shkëputje të vëmendjes. në momentin Parlamenti Europian nuk ka një zë ligjor për këtë çështje pasi gjithçka drejtohet nga Komisioni Europian dhe vendet e BE", tha Bushati.

Marrëveshja me detin, Bushati tha se nuk ka asnjë arsye se pse Shqipëria dhe Greqia të mos arrijnë një marrëveshje të mirë. Aktualisht deti në Shqipëri është i vdekur tha Bushati dhe duhet kjo marrëveshje për ta zhvilluar dhe për ta futur në zhvillimin ekonomik të vendit.  

"Për vite kemi pasur një qëndrim të ngurtë të palës greke për vite, pas shumë diskutimeve arritëm në një pikë që marrëveshje e 2009 që ishte e padrejtë për Shqipërinë dhe më pas ri-ulja në tryezë ishte një ogur i mirë, pasi synonte korigjinim e padrejtësive dhe të shkojmë drejt një marrëveshje në interes të dy palëve. Marrëveshja duhet  të siguronte hapësirën territoriale por edhe të shtratit kontinental dhe hapësirën ekonomike. Ajo që është interesante është se askush nuk flet për Malin e Zi, që ndodhet në të njëjtin pozicion si Greqia në raport me Shqipërinë. Deti sot për sot në Shqipëri për fat të keq është i vdekur dhe duhet kjo marrëveshje për ta zhvilluar dhe për ta futur në zhvillimin ekonomik të vendit. Fqinjët tanë janë para në këtë proces dhe ne nuk kemi pse të mbetemi pas", tha Bushati.

Ndërsa në lidhje me ndarjen e Kosovës, Bushati u shpreh se kjo është një ide serbe, por që fatkeqësisht u përkrah nga shqipfolës. Sipas Bushatit ko ide nuk është e SHBA, duke iu referuar deklaratave të Grenell se kjo ishte një ide e John Bolton, ish shefi i sigurisë së Trump, por e Serbisë.

VIDEO/Emisioni i plote

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:11
Marrëveshja për detin, Bushati: Jemi në rrugën e duhur, kjo do zhvillojë ekonominë detare në vendin tonë

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur edhe në lidhje me marrëveshjen me detin me Greqinë duke thënë se janë në rrugë të mirë, ndërsa e cilësoi shumë të mirë marrëveshjen që u arrit vetëm para pak kohësh mes Italisë dhe Greqisë. Bushati tha se nuk ka asnjë arsye se pse Shqipëria dhe Greqia të mos arrijnë një marrëveshje të mirë dhe të ecim njësoj me fqinjët tanë. Bushati tha se aktualisht deti në Shqipëri është i vdekur dhe duhet kjo marrëveshje për ta zhvilluar dhe për ta futur në zhvillimin ekonomik të vendit. Që të arrihet marrëveshja e detit duhet arritur dakordësi në tre pika kryesore, shtratin kontinental, territorin detar dhe hapësirën ekonomike.

"Mendoj se është një zhvillim i rëndësishëm dhe do të ndikojë edhe në marrëdhëniet tona me Greqinë. Ka tre elementë në një marrëveshje të tillë, shtrati kontinental, hapësira e territorit detar dhe interesat ekonomike. Me vendin që ke përballë që në këtë rast Italia është më lehtë pasi nuk ka ,mbivendosje dhe shtrati kontinental ishte më i lehtë për Shqipërinë dhe Italinë për ta mbyllur. Sipas parimit të së drejtës ndërkombëtare mund të ushtrojmë të drejtën territoriale deri në 12 milje si për Shqipërinë, Greqinë apo Italinë. Për vite kemi pasur një qëndrim të ngurtë të palës greke për vite, pas shumë diskutimeve arritëm në një pikë që marrëveshje e 2009 që ishte e padrejtë për Shqipërinë dhe më pas ri-ulja në tryezë ishte një ogur i mirë, pasi synonte korigjinim e padrejtësive dhe të shkojmë drejt një marrëveshje në interes të dy palëve. Marrëveshja duhet  të siguronte hapësirën territoriale por edhe të shtratit kontinental dhe hapësirën ekonomike. Ajo që është interesante është se askush nuk flet për Malin e Zi, që ndodhet në të njëjtin pozicion si Greqia në raport me Shqipërinë. Deti sot për sot në Shqipëri për fat të keq është i vdekur dhe duhet kjo marrëveshje për ta zhvilluar dhe për ta futur në zhvillimin ekonomik të vendit. Fqinjët tanë janë para në këtë proces dhe ne nuk kemi pse të mbetemi pas", tha Bushati.

Ora 21:54
Bushati: Ndarja e Kosovës është ide serbe që u përkrah nga shqipfolës! Nuk ka ardhur nga SHBA

Ish ministri i Jashtëm  Ditmir Bushati tha se ideja e ndarjes së Kosovës ka ardhur në zyrën e tij dhe është një ide serbe, por që fatkeqësisht u përkrah nga shqipfolës. Në lidhje me deklaratat e Grenell se kjo ishte një ide e përkrahur nga John Bolton ish shefi i sigurisë së Trump, Bushati tha se kjo nuk është e vërtetë, pasi SHBA nuk ka qenë kurrë e lëkundur kundrejt qëndrimeve të saj në lidhje me konfliktin Serbi-Kosovë.

"Ndarja e Kosovës është një ide Serbe, fatkeqësisht vijoi të promovohej nga shqipfolës. Sot ka njerëz që janë tërhequr nga kjo ide sidomos pas deklaratave të Grenell dhe ajo çfarë pamë është se procesi i njohjes së Kosovës nuk avancoi, Serbia arriti të përçajë klasën politike në Kosovë dhe jo vetëm dhe brenda BE u krijuan disa të çara ndërkohë që ne ishim mësuar me një ndërhyrje shembullore të familjes euroatlantike dhe SHBA , ku punohej së bashku dhe arritëm të siguronim çlirimin e Kosovës dhe krijimi i shteti të tij. Të gjitha këto fitore me hapjen e debatit për kufijtë, por çbënin disa arritje historike një e nga një. Ne shqiptarët nuk duhet të vendosim për asnjë çast në kolateral arritjet tona historike. Para se të ikja nga ministër i Jashtëm kam marrë një telefonatë nga sekretari i jashtëm Pompeo në dhjetor të 2018 për çështje të tjera dhe në të gjitha takimet qëndrimi i SHBA ishte i qartë në këtë drejtim duke mos lënë asnjë shteg që mund të përdoreshin për t'i dhënë fund konfliktit mes Serbisë e Kosovës. Prandaj besoj se është ide serbe dhe jo nga SHBA", tha Bushati.

Ora 21:17
Zgjedhjet në Serbi, Bushati: Identiteti shqiptar në Luginën e Preshevës ka më  rëndësi se numrat në parlament

Bushati tha se është mirë që faktori shqiptar të bashkohet kudo dhe kjo jo vetëm për të fituar numra në parlamentin por për të forcuar identitetin shqiptar kudo që ata janë dhe kjo ndodhi dhe në Luginën e Preshevës, ku u fituan 3 mandate.

"Për ajo që ndodhi në Preshevë çdo unifikim i faktorit shqiptar duhet të mbështetet dhe duhen kuptuar principet mbi të cilat mbështetet. Ne kemi punuar me një mënyrë të tillë edhe me partitë shqiptare ne Maqedoninë e Veriut, pra është më i rëndësishëm bashkimi i shqiptarëve se sa numrat në parlament. Të diskutosh për numrat është më pak e rëndësishme se sa platforma dhe identiteti shqiptar në Luginën e Preshevës", tha Bushati.

Ora 21:15
Bushati: Brenda presidencës Gjermane mund të nis procesi i bisedimeve për anëtarësim

Ditmir Bushati tha se beson se brenda presidencës Gjermane e cila e merr më 1 korrik dhe e mban për 6 muaj mund të nis procesi i hapjes së bisedimeve për integrimin e vendit. Bushati tha se brenda këtij sesioni parlament do të kalojmë reformën zgjedhore, do ngremë gjykatën Kushtetuese, do adresojmë opinionin  e Venecias edhe për ligjin anti-shpifje etj. Kjo do të ndihmojë në hapjen e bisedimeve me BE.

"Brenda këtij sesion parlamentar do të kalojmë reformën zgjedhore, të bëjmë funksionale Gjykatën Kushtetuese, të rishikojmë sipas opinionit të Venecias me ligjin anti-shpifje dhe të japim prova bindëse në kuadrin negociues të përcaktojë një protokoll integrimi për Shqipërinë. Po te punohet fort gjatë presidencës Gjermane do të hapim negociantat, e cila e merr më 1 korrik", tha Bushati.

/B.K./Shqiptarja.com

Komente

  • Free: 23/06/2020 11:19

    Cila marreveshje te mbyllet ?Ajo pacavurrja qe sajove ti kur hidhje valle me grekun ? Italia me Greqin paten 40 vjet diskutime per nje vije detare kurse ne mjeranet per 6 muaj se te vume ty aty. Ti e humbe ftyre aty me pergatitjen e nje marreveshje jotransparente ku humbim gjithcka bile edhe nderin. Per aq sa ke bere litarin mjaft e ke.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Beteja këmbngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të  RAI

Mero Baze: Beteja këmbngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI