Bushka për Report TV: Në njësinë nr.3 kemi marrë 2300 vota më shumë se PD, kemi fituar 80% të bastioneve të djathta

Deputetja socialiste Klotilda Bushka, tha se në njësinë nr.3 Partia Socialiste ka marrë 2300 vota më shumë sesa PD. Bushka tha në një intervistë për Report Tv, se në bastionet e djathta në këto zonë kanë dalë fitues në 80% të këtyre zonave.

‘Për ne ka qenë një sfidë shumë e rëndësishme, pasi e kemi menduar me afat të gjatë për ta bërë vendin ashtu siç duam. Ne kemi fituar rreth 9300 vota në njësinë 3 dhe jemi 2300 vota para PD-së. Në bastione të djathta ne kemi arritur të dalim fitues në gati 80% të zonës. Të patronazhistët tanë heroike kanë bërë një punë super të lavdërueshme. Gjithë procesi ka shkuar shumë mirë. Njësia 3 ka pasur një proces model. Udhëzimet nga ne i kanë pasur zbatoni ligjin. Ne jemi ende duke pritur rezultatin për kandidatët. PS ka fituar bindshëm, të marrësh 74 mandate është një rezultat që tregon shumë. Besojnë që vijimi i punës së nisur mund të realizohet vetëm nga PS. PS pati një listë kandidatësh shumë premtuese, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të targetgrupeve të ndryshme.’- tha Bushka.

Sa i përket votave të pavlefshme, deputetja Klotilda Bushaka tha se ajo me stafin e saj pak ditë para zgjedhjeve organizoi një takim për mënyrën e votimit, ku tha se 50% prej tyre nuk e kishin të qartë mënyrën e votimit. Bushka tha se menjëherë në mesazhet e tyre politike i orientuan qytetarët që të votonin nr. 12.

‘Në organizuam 10 ditë para zgjedhjeve mbledhje për mënyrën e votimit dhe na rezultoi se 50% e votuesve nuk e kishin të qartë. Në mesazhet tona politike i kemi orientuar qytetarët që të votonin vetëm PS. Në njësinë nr 3 ka pasur shumë pak vota të pavlefshme. Votat e pavlefshme cënojnë rezultatin.’- tha më tej deputetja e PS-së.

Ndërkohë për sa i përket votës preferenciale, Bushka tha se një nga arsyet është edhe sa i famshëm je.

‘Një nga sukseset e kandidatëve për votat preferenciale është sa i famshëm je. E rëndësishme është që procesi shkoi normalisht. Janë dy kandidat që kanë thyer herësin dhe kjo tregon se sistemi funksionon.’- tha Bushka.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët