Paketa Fiskale 2020, ndryshon pagesa për tatimin mbi të ardhurat (VIDEO)

 Nga viti i ardhshëm, qytetarët që bëjnë më shumë se një punë do të paguajnë tatimin mbi të ardhurat personale, edhe në rast se në secilën prej tyre marrin më pak se 30.000 lekë në muaj. Ky është një nga amendamentet në Ligjin për Të ardhurat personale, paraqitur sot në Komisionin e Kuvendit për Ekonominë. Të punësuarit që do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale, pritet të shtohen në vitin e ardhshëm pasi Ministria e Financave ka propozuar që të tatojë të gjithë personat që janë të dypunësuar, apo më tepër, dhe të ardhurat e tyre në total kalojnë mbi 30 mijë lekë në muaj si shkak i dypunësimit.

Pra nëse një person është i dypunësuar dhe, si rezultat i këtij dypunësimi merr më shumë të ardhura se 30 mijë lekë, ai duhet të pagujë për totalin e të ardhurave tatimin prej 13%. Deri tani, pagat deri në 30.000 lekë nuk paguajnë tatim mbi të ardhurat. 

Ndërkohë në komisionin e Ekonomisë Ministrja e Financave, Anila Denaj ka deklaruar se rritja ekonomike e vitit të ardhshëm 2020 do të jetë 4.1% dhe do ndihmohet nga konsumi i brendshëm.

"Rritja ekonomike e vitit të ardhshëm do të jetë  4.1% dhe do ndihmohet nga konsumi i brendshëm. Synojmë të hapim 35 mijë vende pune. Investimet do të jenë në nivelin e 4.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto" ka thënë ministrja Denaj. Ndërkohë Denaj ndër të tjera ka theksuar se Borxhi publik në vitin e ardhshëm do zbres në nivelin 62.2%, ne vitin 2021 do zbres në 59% dhe në vitin 2022 do jetë 57%.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:23
Diskutimet për 'Buxhetin 2020'/ Ahmetaj me tone të larta: Në Elbasan-Banjë keni 78 mijë lekë, paguajeni dreqi e mori...

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka 'kryqëzuar' Ministrinë e Ekonomisë për sa i përket Buxhetit 2020, duke thënë se në pjesën e infrastrukturës nuk është parashikuar që të bëhet asnjë rrugë. Për sa u përket përfundimit të projekteve që po zbatohen në disa akse kryesore në Shqipëri, Ahmetaj ka thënë se puna për përfundimin e tyre është shtyrë me një vit.

"Nuk ka asnjë rrugë të re. Është shtyrë një puna, nga 2021 në 2022. Elbasan Banjë. 78 mije lekë keni për të paguar. Dreqi e mori paguajeni. Edhe nga Shkodra, 52 milion edhe në Shkodër, po paguajeni hiqeni. Edhe në Tepelenë, se bashkon Delvinë, Sarandë. Është aks lidhës, dhe nuk bëhet me 300 milion lekë. Janë elementë të rëndësishëm. duhet të financohen. Dua edhe një plan konkret kur do të mbarojë Unaza. Kur mbaron? Ahmetaj: Rishikoni historinë që shtyhen rrugët se nuk ka para. Kryeministri është i përkushtuar për përmirësim të Infrastrukturës." tha ndër të tjera Ahmetaj.

Ora 11:35
Arben Ahmetaj kundërshti me 'Buxhetin 2020': Kemi 100 pyetje! E pa justifikueshme që të mos parashikohet investimi për vitin e ardhshëm

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka patur kundërshti pas prezantimit të Buxhetit 2020 nga ministria e Financave. Arben Ahmetaj ka theksuar se është e pajustifikueshme parashikimi i investimeve për vitin e ardhshëm.

Ahmetaj i kërkoi ministrisë së financave në komisionin parlamentarë të ekonomisë që të rishikohet rritja ekonomike pasi sipas asaj që parashikon Banka Botërore rritja ekonomisë së Shqiperisë do jetë më ulët se vendet e rajonit dhe do mbyllet në nivelin e 2.9%.

"Të ardhurat nga Bashkitë janë parashikuar në nivelin e 57 mld lekë ose 11% më shumë se viti 2019. Synojmë konsolidimin e të ardhurave të bashkive dhe ulje të detyrimeve të prapambetura. Rishikoni rritjen ekonomike të vitit 2019, pasi duhet që rritja ekonomike e 6 mujorit të parë të jetë 5% që viti të mbyllet në nivelin e 3 deri në 3.5%. Sipas parashikimeve te BB rritja ekonomisë së Shqiperisë do jetë më ulët se vendet e rajonit dhe do mbyllet në nivelin e 2.9%. Rishikoni nivelin e 4.1% për vitin 2020 pasi të dhënat e deritanishme nuk janë brenda pritshmërive." ka thënë Ahmetaj.

Sipas Ahmetaj Ministria e Financave ka ardhur pa një fokusim për investimet që do të kryhen ai ka deklaruar se është e pa justifikueshme që të mos parashikohet investimi për vitin e ardhshëm.

"Investimet publike janë reduktuar. Nga 4.8% në 2018 në 4.7% në 2019. Është e pajustifikueshme parashikimi i investimeve për vitin e ardhshëm. Janë 100 pyetje për Ministrinë e Financave lidhur me buxhetin, të ardhurat, shpenzimet, investimet,borxhin apo pagat." ka shtuar Ahmetaj.

Ndër të tjera ish ministri i ekonomisë, Arben Ahmetaj ka thënë se ministria Denaj duhet të kishte bërë një cilësim se të kujt sektori është buxhëti i viti të ardhshëm

"Ky buxhet ka ardhur pa një parashikim që  buxheti i kujt sektori është pra i infrastrukturës, i bujqësisë, i pagave apo i pensioneve. Do e diskutojmë a do ketë rritje pagash pasi këtu nuk e kemi. Buxheti është pa një emër konkret. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat kanë rënë nga 18.7 në 18.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ministria e Infrastrukturës duhet të paguaj 6.2 miliardë lekë detyrime të prapambetura që ka. Unaza e Tiranës merr pjesën më të madhe të buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe pjesa tjetër infrastrukturore nuk merr asgjë. Vitin e ardhshëm duhet të merrni një eurobond të ri me detyrimet që janë akomuluar. Ministria e Infrastrukturës duhet të likujdojë kontraktorët brenda këtij viti." tha ndër të tjera Ahmetaj.

Ora 11:33
Ministria e Ekonomisë: Do të fokusohemi në arsim, shëndetësi, infrastrukturë e bujqësi! Deri 2022 do të përfundojmë këto akse rrugore (VIDEO)

Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj ka theksuar se ekonomia e Shqipërisë është në trajektore rritëse që nga viti 2013 duke kaluar kështu mesataren e Rajonit.

Sipas ministres Denaj, të ardhurat në 2020 do të jenë 29.2 miliardë lekë më shumë se viti 2019, ndërsa shpenzimet parashikohet të jenë 532 miliardë lekë.

Ndër të tjera Denaj ka theksuar se buxheti 2020 do të ketë në fokus mbështetjen e 4 sektorëve kryesor të zhvillimit ekonomik. Arsimin, Shëndetësinë, Infrastrukturën dhe Bujqësinë.

Denja ka deklaruar se Arsimi do të marrë 3.3 miliard lekë më shumë se një vit më parë.

" Në Arsim 3.3 miliard lek më shumë. Arsimi është sektor ku u rrit në mënyrë të ndjeshme, në 2020 tekstet shkollore do të jepen falas për 250 mijë nxënës. Investim në arsim dy herë më tepër se një vit më parë" tha Denaj.

Në sektorin e dytë, Shëndetësinë, sipas Denaj do t'i kushtohen 2.75 miliard lekë më shumë se një vit më parë.

"Sektori i dytë, i Shëndetësisë. Do të ketë 2.75 miliard lekë më shumë. Rikonstruksion 350 milion lekë të qendrave shëndetësore. Efektivitet të shtuar në shërbimet mjekësore. Shpejtim i rezonancës e shërbimeve të tjera. 120 qendrave shëndetësore, rimbursim ilacesh për më shumë se 1000 pacientë."

Ndërsa sektorit të Bujqësisë për vitin 2020 ministria e Ekonomisë ka parashikuar që t'i ndajë 1.8 miliard më shumë se në vitin 2019.
 
"Sektori i bujqësisë 1.8 miliard më shumë se 2019. Bujqësia do të rrisë konkurrueshmërinë . Standardet sigurinë ushqimore. Investime 4 më shumë. do të ketë përparësi" tha Denaj.

Po ashtu në sektorin e infrastrukturës Denaj ka theksuar se deri në vitin 2022 do të mbyllen projekte rrugore ku aktualisht po punohet.

" Në infrastrukturë brenda 2022 synohet  të përfundojnë këto projekte të mëdha. Rruga Arbrit, Milot- Balldren, Orikum-Dukat, Kardhiq - Delvinë, Një pjesë e Unazës së Tiranës, Elbasan -Banjë e Baypass Fier" tha Denaj ndër të tjera.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shabani: 13/11/2019 15:06

    Per te qene e besueshme Zj. Denaj na thuaj pak konkretisht ku do i hapesh keto 35.000 vende te reja pune! Kuptohet qe eshte "genjeshter safi".

    Përgjigju
  • Populli: 13/11/2019 14:09

    E rropet ket popull,po mir qe pagat jan qesharake po tani do duhet te paguajm dhe Tap-in,edhe me te ardhura 30,000. Po ai qe ben 2 pune me te ardhura 30,000 leke i ben nga halli jo nga qejfi..me mire merjani rrogen fare dhe beheni Shqiperine parajse per Afriken se vallaj kshu si e keni nisur po e boshatisni Shqiperine me doren tuaj

    Përgjigju
    • Zybiu: 13/11/2019 14:52

      Ore te na kthenin sherbime mbrapsh hajde de,keta na marin lek qe tja japin Fushes,Generit ,kastratit e shok.Kshu esh kur ska opozite.Keta shijne e ne ikim.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'