Buxheti 2020/ Lleshaj zbulon rrogën: Roja në Kosovë merr 900‎€, sa rroga ime! Shtojmë kapacitetin e policisë shkencore e komisariatet

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë prezantimit në Komisionin e Sigurisë, për Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2020”, u shpreh se prioritet është që tu jepet kompetenca të reja  policisë për luftën ndaj krimit. Po ashtu Lleshaj është shprehur që duhet forcuar kapaciteti i policisë shkencore si dhe duhet ndërtuar një laborator.  Ndër të tjera Lleshaj është shprehur se buxheti i parashikuar për ministrinë e Brendshme i plotëson kushtet për të realizuar parashikimet e bëra.

" Në 2019 ka përfunduar ndërtimi i repartit special RENEA, po përfundon drejtoria e policisë Shkodër, në 70%. Ka nis puna për projektimin e korpusit të policisë që planifikohet të ndërtohet në 2020 e më tej, ku do jete pjese dhe akademia e sigurisë. Janë bërë investime për pajisje me armatim dhe pajisje për drejtorin e kufirit. Prioritet është dhënia e kompetencave të policisë për luftën ndaj krimit. Prioritet është forcimi i kapaciteteve të policisë shkencore si ndërtimi i një laboratori. Prioritet është vlerësimi kalimtar i punonjësve të policisë. Meqë faza e dytë e vettingut do bëhet nga shcba i është dhënë mbështetje buxhetore kësaj strukture." tha Lleshaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:35
Gazi lotsjellës në protesta, Lleshaj: U përdor shumë, por u shmangën plumbat

Në komisionin  e sigurisë, gjatë diskutimeve për Buxhetin 2020, është rikthyer në vëmendje edhe një herë, gazi lotsjellës, që është përdorur jo pak herë nga forcat e policisë për të shpërndarë protestuesit e ndryshe.  

Deputeti Lefter Maliqi pyeti ministrin Lleshaj për hedhjen e gazit lotsjellës ndërsa Lleshaj ka thënë se përdorimi i këtij gazi ka shmangur përdorimin e plumbave.

Maliqi: Për gazin lotsjellës që keni hedhur ndaj protestuesve...! Doja të pyesja edhe për orët shtesë të punonjësve të policisë. Po ashtu edhe bashkëpunimin mes jush dhe SHISH. Pyetja tjetër është nëse keni raport për shefa të policisë të përfshirë në çështjet e drogës.

Lleshaj: Bashkëpunimi me SHISH është ndër më të mirët. Orët shtesë për policinë janë paguar të gjitha, ndërsa për sa i përket gazit lotsjellës në konceptin buxhetor ne e kemi gjetur nuk e kemi blerë. Atë e hedh policia. Jam dakort me ju që është hedhur shumë, por ama janë shmangur plumbat.

Ora 15:08
Lleshaj zbulon rrogën në Komisionin e Sigurisë: Roja i ministrit në Kosovë merr pagë sa unë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj teksa diskutonte në Komisionin e Sigurisë për Buxhetin 2020, është shprehur se me buxhetin e parashikuar për ministrinë që ai drejton nuk është parashikuar rritje page për punonjësit e policisë.

Lleshja ka zbuluar edhe rrogën që merr në ministri duke e krahasuar atë me një rrogë të rojes së ministrit të Brendshëm në Kosovë.

"Me këtë buxhet nuk është parashikuar rritje page për punonjësit e policisë. Sigurisht që duhet rritje dhe do parashikohet në 6 mujorin e dytë. Gjatë një takimi që pata me ministrat e Ballkanit mora vesh se roja i ministrit të brendshëm të Kosovës tha se merrte 900 euro pagë. Roja atje merr aq pagë sa kam edhe unë" tha Lleshaj.

Ora 15:07
Lleshaj: Do të shtojmë numrin e komisariateve

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë prezantimit në Komisionin për Sigurinë, për Buxhetin 2020, është shprehur se Ministria e Mbrojtjes po parashikon që të zvogëlojë numrin e drejtorive vendore në mënyrë që të shtohet numri i komisariateve sipas shpërndarjes së popullsisë.

"Kemi një plan për rindërtimin e komisariateve, sidomos jashtë Tiranës. Kemi plan për rishpërndarjen e tyre, shpërndarja e popullësisë ka ndryshuar pas ‘90. Duam të shtojmë numrin e Komisariateve. Kemi dy alternativa, është duke u vendosur për përzgjedhjen e projektit. Është kosto e cila duhet marrë parasysh. Rikthime në polici nga të larguarit nuk ka patur. Nuk i kemi rikthyer sepse ligji na e ndalon një gjë të tillë. Duhet riparë nga viti i ardhshëm, pasi ka persona të aftë" tha Lleshaj ndër të tjera.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polici privat: 21/11/2019 20:44

    Nje shef sektori ne KESH me dipllom fallco, merr mbi 1000 €, cedo te jesh minister

    Përgjigju
  • Hhj: 21/11/2019 18:49

    Hajt Leshaj se te jep dr.pergjithshem nga bakshishet e veta,ske nevoje per rroge ti..shit dhe naj liber se je dhe shkrimkar i madh...

    Përgjigju
    • www.youngtribune.com: 22/11/2019 10:15

      Pse nuk shkon ti per minister? Boni llaka llaka ktu si papagaj. Kjo eshte Shqiperia. Me Berishe,Meta,Basha,Rama Kryemadhi, Mediu. Sic jane shefat do jene dhe ministrat

  • Miri: 21/11/2019 18:39

    Z.Lleshaj jeni i sigurt per rrogen e rojes?Mos vall ministri i kosoves eshte ngaterruar?Mos donte tet thoshte se 900 euro shkon e gjitha bashk me punet qe ben per mua?

    Përgjigju
  • tha Meta.@tha Meta.: 21/11/2019 15:24

    Roja atje merr aq pagë sa kam edhe unë." tha Meta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hije dyshimi për testin e Magjistraturës, drejtori: Gabimi teknik, jo njerëzor! Lista përfundimtare është me 131 fitues

Hije dyshimi për testin e Magjistraturës, drejtori: Gabimi teknik, jo njerëzor! Lista përfundimtare është me 131 fitues