Buxheti 2022 për Arsimin, PD: Mashtrim, mësuesit në Belsh nuk kanë marrë ende paratë për transportin! Janë urdhëruar të heshtin

Buxheti 2022 për Arsimin, PD: Mashtrim, mësuesit në Belsh nuk kanë marrë ende paratë për transportin! Janë urdhëruar të heshtin

Edi Rama gjatë prezantimit të buxhetit për arsimin

'Mashtrim' e ka konsideruar deputetja e PD-së, Zheni Gjergji buxhetin e arsimit të prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Me një postim në Facebook, Gjergji thotë se teksa kryeministri 'propagandon' buxhetin për vitin 2022 me shifra marramendëse, arsimtarët në Belsh nuk janë likuiduar për transportin për 4 muaj, Maj, qershor, shtator e tetor.

Sipas Gjergjit, mësuesit madje janë urdhëruar që as të mos flasin në lidhje me këtë problematikë.

"Ironia vazhdon ende! Kryeministri propagandon buxhetin për vitin 2022 me shifra marramendëse por ndërkohë faktet flasin . Sot, në datë 14.11.2021, arsimtarët e ZVAP Belsh vazhdojnë të palikujduar për transportin e muajve Maj, Qershor, Shtator e Tetor. Kjo është deklarata e bërë më datë 07.10.2021 nga drejtori i ZVA Belsh, ku premton që mësuesit do të marrin paratë e transportit brenda këtij muaj.  https://youtu.be/GXdJsZL1lYU. Pagesa ende nuk është bërë e qeveria urdhëron që mësuesit të mbahen në qetësi e të mos flasin", shkruan jo.

Teksa prezantoi buxhetin për arsimin një ditë më parë, Rama shprehu edhe pakënaqësitë e tij edhe  për drejtuesit e shkolla, duke kërkuar ndërhyrje urgjente. Po ashtu ai theksoi se një rëndësi të madhe në buxhetin për arsimin do ë jetë edhe pasurimi i bibliotekave dhe po ashtu shtoi se 110 mln lekë do të shkojnë për shkollat e arsimit special.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë