Buxheti 2025/ Gazment Bardhi: Shqiptarët vijojnë të paguajnë për inceneratorë që s’ekzistojnë dhe kontrata korruptive

Buxheti 2025/ Gazment Bardhi: Shqiptarët vijojnë të paguajnë për inceneratorë që s’ekzistojnë dhe kontrata korruptive

Gazment Bardhi, sot në Komisionin e Çështjeve Ligjore

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar për diskutimet e buxhetit për vititin 2025, duke e cilësuar si buxhet që shkon për projekte korrupsioni.

I pranishëm në Komisionin e Çështjeve Ligjore ditën e sotme (12 Nëntor), ai ngriti shqetësime që gjithashtu i ka përcjellë edhe me një postim në rrjetin social Facebook.

Bardhi thotë se qeveria vazhdon dhe paguan inceneratorë që nuk ekzistojnë apo për kontrata korruptive në shëndetësi, ndonëse qytetarët përballen me mungesën e ilaçeve.

Reagimi i plotë:

“Shqiptarët vijojnë të:

- Paguajnë para nga Buxheti për inceneratorët, por ato kanë “ikur në drejtim të paditur”, incenerator që ose nuk punojnë ose nuk ekzistojnë.

- Paguajnë para nga Buxheti për kontratat korruptive të shëndetësisë, por qytetarët nuk kanë ilaçe e shërbim në spitale.

- Paguajnë para nga Buxheti për dyfishin e kostos për investime në rrugë që nuk përfundojnë kurrë, ndërkohë nuk kemi fonde për të mbështetur sektorin e bujqësisë apo për të kryer investime që ndihmojnë bujqësinë.

Korrupsioni në qeverisjen qendrore dhe vendore është arsyeja e vetme pse qytetarët nuk marrin shërbime, pse nuk ka rritje të pensioneve apo fonde për të mbështetur familjet në nevojë, pse nuk ka mbështetje reale për fermerët dhe bujqësinë. 12 vjet të humbura me premtime boshe janë shumë kohë e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 12/11/2024 16:31

    Keta qe djegin karriket dhe deme te tjera materiale flasin per çfare??? Le te flasin per demet e tyre pastaj per mazhorancen.

    Përgjigju
  • Alniku: 12/11/2024 15:11

    Për cilin popull e keni fjalën për atë që është në katin e 11 apo atë që është ke 313 ??? Na hape zorrët e barkut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

SHBA: Të gjitha vendet të përdorin ndikimin e tyre për të ulur tensionet në Siri! Erdogan: Pasojë e luftës në Gaza e Liban

SHBA: Të gjitha vendet të përdorin ndikimin e tyre për të ulur tensionet në Siri! Erdogan: Pasojë e luftës në Gaza e Liban