Buxheti në 2021 për Ministrinë e Mbrojtjes, Xhaçka: 2.7 mld lekë më i lartë se 2020

Buxheti në 2021 për Ministrinë e Mbrojtjes, Xhaçka: 2.7 mld lekë më i lartë se 2020

Ministrja Olta Xhaçka në Komisionin e Sigurisë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka paraqitur këtë të mërkurë projekt buxhetin për vitin 2021 për ministrinë dhe Forcat e Armatosura.

Duke folur nga Komisioni i Sigurisë në Kuvend, Xhaçka thotë se buxheti për Ministrinë e Brendshme do të jetë 1.5 përqind e prodhimit të brendshëm bruto (GDP). Ajo thotë se buxheti do të jetë 2.7 mld lekë më shumë ose 11.8% më i lartë se viti 2020

Pavarësisht impaktit që ka lënë pandemia e koronavirusit, Xhaçka thotë se ministria po i përmbahet angazhimit të tyre.

" Buxheti vijon rritjen si në vlerë nominale edhe si përqindje e PBB. Për vitin 2021, buxheti për mbrojtjen do të jetë 1.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP). Buxheti në përputhje me angazhimet në Samitin e Uellsit, 1.75% e PBB në 2022 dhe 1.85% e PBB në 2023. Pavarësisht goditjes së ekonomisë nga pandemia, ne po i përmbahemi angazhimit tonë.  Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.7 mld lekë më shumë ose 11.8% më i lartë se viti 2020. Buxheti mbështet shpenzimet për personelin, arsimimin, modernizimin, operacionet brenda e jashtë vendit. Rikthyem kompensimin e ushqimit për 4 mijë efektivë të FA, u hoq nga qeveria Berisha në 2013, pak ditë para dorëzimit të pushtetit. Modernizim i njësive luftuese si Forcat Speciale, Batalioni Komando, batalioni i dytë i këmbësorisë. Mbështesim stërvitjet e përbashkëta. Në 2021, Defender - 2021, stërvitja dypalëshe me SHBA, më e madhja e zhvilluar në Shqipëri. 8 mijë trupa amerikanë do të dislokohen në disa rajone të vendit dhe reparte të FA" - tha Xhaçka.

Lajm në përditësim...

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët