Buxheti për 2019, Fatos Çoçoli në Report Tv: Të hapen vende të reja pune, politika fiskale stimulon me pikatore

TIRANË- I ftuar në studion e Report Tv për në folur lidhur me miratimin e buxhetit për vitin 2019 (SHIKO KËTU) ishte eksperti i Ekonomisë, Fatos Çoçoli. Gjatë bisedës në studio, Çoçoli u shpreh se duhet të hapen vende të reja punësh pasi stimulimi nga ana e politikës lë shumë për të dëshiruar.

Politika fiskale jep një stimul me pikatore. Në këtë rast unë mendoj se duhet të bëjmë shumë kujdes me administrimin e të ardhurave.

Fatos Çoçoli, ekspert ekonomie 

Eksperti i Ekonomosë ka komentuar edhe koncesionet me PPP, që vitin e ardhshëm pritet të arrijnë shifrën e 46%.

“Opozita i quan korruptive. Por unë nuk jam me shikimin bardhë e zi. Do të ishte një haraki që të bllokoheshin koncesonet. Por duhen parë me kujdes pasi PPP mund të kthehen të dështuara. P.sh. për check-upin ka rënë numri i njërëzve që e kryejnë këtë shërbim por detyrimet e shtetit nuk janë zbehur ndaj kompanisë. Mosbëjra mirë e një kontrate na sjell shumë humbje. FMN-ja, Banka Botërore dhe Ambasada Amerikane, u ngjirën duke na thënë që të mos bëjmë oferta të pakërkuara. U ngjirën! Tani ne i pranojmë por janë para në buxhetin e shtetit. Për mua këto veprime janë aventureske,”-shprehet Çoçoli.

Sa i përket takimit të pagave, Çoçoli u shpreh se sipas tij, duhet të kthehmi tek sistemi i taksës së sheshtë.

Kemi goditur brezin e shtresës së mesme me heqjen e taksës së sheshtë. Duhet kthyer! Të kthehet nga 15%, në 10% por ka edhe mënyra të tjera që të ndihmohet ekonomia.

Fatos Çoçoli, ekspert ekonomie 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet