Buxheti/ Veliaj: Bëjmë të gjitha rrugët e lagjeve që lidhen me Unazën e Madhe, modernizojmë transportortin urban në Tiranë

Në vitin 2025, Bashkia e Tiranës do të përfundojë disa investime të mëdha të nisura përgjatë këtij mandati. Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një dëgjesë për buxhetin e vitit të ardhshëm, deklaroi se brenda pranverës do të përfundojë terminali verior, ndërkohë që me mbarimin e punimeve në Unazën e Madhe, Bashkia e Tiranës do të nisë nyjet lidhëse me lagjet që preken nga ky investim. Ai theksoi se në këtë mandat të tretë, Bashkia e Tiranës do të bëjë investimet më të mëdha në ujësjellës.

“Terminali Verior mbaron në pranverë, është investimi më i shpejtë për këtë vit. Pastaj vazhdojmë me historinë e stacioneve të reja të autobusit dhe Unazën e Madhe, e cila mbaron këtë fundvit, ku bashkia do të bëjë nyjet lidhëse me lagjet. Me këtë buxhet do të kemi investimet më të mëdha në Ujësjellës. Mezi pres të inaugurojmë impiantin e Bovillës, pas gjithë problematikat që kemi pasur, lidhur me sistemin e filtrimit, i cili për herë të parë e ka dyfishuar ujin që vjen i filtruar në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

Duke u ndalur te transporti urban, ai nënvizoi se ka nisur modifikimi i të gjitha stacioneve të autobusëve, ku do të vendosen tabelat elektronike me oraret e sakta të lëvizjes. Veliaj tha se do të synohet se tre linjat kryesore që operojnë në kryeqytet do të kenë një flotë totalisht elektrike.

“Ka filluar modifikimi i të gjithë stacioneve të autobusëve, ku do të vendosen tabelat elektronike. Qytetari ta dijë në kohë reale kur i vjen autobusi, do të ketë edhe hartën që turistët ta dinë ku të shpie linja e caktuar. Do të vijojmë përmirësimin e flotës. Në qoftë se deri tani kemi vetëm autobusë hibridë, pra miks, me karburant dhe bateri, duam të shkojmë, të paktën për 3 linjat kryesore si “Tirana e Re”, “Kinostudio” dhe “Unaza”, te 100% flotë elektrike dhe stacione totalisht të modernizuara”, deklaroi Veliaj.

Në fund, kryebashkiaku theksoi se do të ndërtohen 5 depo të reja në Ujësjellësin e Tiranës në 5 pika kodrinore të kryeqytetit, për të synuar që do të shkohet nga 18 orë në 24 orë furnizim me ujë në Tiranë.

“Për të gjithë ata që e kishin në dorë dhe nuk bënë dhe tani e kanë shumë kollaj të komentojnë ata që punojnë, kam një pyetje: Si ka mundësi që janë ndërtuar objekte pa leje brenda në impiant? Ata legalizonin brenda në impiant, ne duam ta vazhdojmë këtë energji të jashtëzakonshme për Ujësjellësin e Tiranës, duke bërë 5 depo të reja, duke qenë se Tirana tani nuk dallon më ku mbaron Kombinati dhe ku fillon Vaqarri, nuk dallon më ku mbaron Kinostudio e ku fillon Fresku dhe Thesari. Nuk dallon më ku mbaron lagjja “Rilindja”, “Astiri”, dhe ku fillon Kashari sepse po dendësohet. Kjo do të thotë që na nevojiten 5 depo të reja në 5 pika kodrinore për të shtuar presionin në Tiranë”, deklaroi kryetari i Bashkisë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK