Bylis 'djeg' Tiranën për titull, Skënderbeu 'zhyt' Kastriotin! Të hënën Vllaznia-Teuta, trajneri shkodran: E dimë si fitohet

Bylis është konfirmuar edhe njëherë si ‘macja e zezë’ e Tiranës e cila ka barazuar 0-0 në transfertë, duke humbur përfundimisht shanset për të luftuar për titullin. Një pikë e cila ndryshe nga bardheblutë kënaq vendasit që po luftojnë për mbijetesë.

Sakaq në përballjen tjetër të ditës së sotme Skënderbeu ka mposhtur 0-2 Kastriotin, duke e zhytur akoma më shumë skuadrën krutane. Sa i përket korçarëve tani janë vetëm një pikë larg zonës së rënies.

Ndërkohë të hënën do të luhet supersfida Vllaznia-Teuta. Përballë vihen vendi i parë me të tretin.

“Nesër është vetëm një hap i rëndësishëm drejt titullit. Përballemi me Teutën kryesuese, por e dimë se si mposhten ata. E kemi besimin dhe aftësitë që të marrim pikët që na duhen,”-është shprehur trajneri i Vllaznisë Brdaric.

“Normalisht që është ndeshje e fortë, por kemi treguar edhe më herët se dimë ta mundim Teutën. Nesër besoj do jetë një sfidë që do flasë për ne. Teuta është në vendin e parë, por e kam thënë edhe më herët se ky ka mpionat deri në javën e fundit do shkojë duke u ndërruar vendet e para,”-deklaroi kapiteni i Vllaznisë Gurishta. 

Partizani i vendit të dytë pret Apoloninë në Elbasan Arena me synimin e vetëm fitoren.

“Nesër nuk do nisemi nga fakti që Apolonia na ka marrë pikë në ndeshjen e fundit, as nga pozicioni ku ajo ndodhet aktualisht. Do ta vlerësojmë maksimalisht, por ne do të vazhdojmë ateë ecuri positive si me lojë ashtu edhe me rezultat, pasi për momentin nuk lejohet asnjë lloj gabimi apo përsëritje e asaj që ka ndodhur më para,"-u shpreh trajneri i Partizani Ilir Daja. 

Ndeshja tjetër e javës së 31 të Superligës është mes Laçit dhe Kukësit.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rikthimi në fushë dhe eliminimi, Rafa Nadal: S'ishte ndeshje për të dhënë jetën, gati për turnetë e radhës

Rikthimi në fushë dhe eliminimi, Rafa Nadal: S'ishte ndeshje për të dhënë jetën, gati për turnetë e radhës