VIDEO/ Bylis shtang Vllazninë, shkodranët 'rrëzohen' atëherë kur s'pritej! Laçi 'poker' kundër Kastriotit! Të enjten 3 sfida të tjera

Ishte ngritur dhe kishte nisur të vraponte, por Vllaznia në ndeshjen e parë të javës së 17 të Superligës është suprizuar nga Bylisi, pasi ballshiotët i kanë shkaktuar një disfatë me rezultatin minimal 1-0. Golin vendimtar të sfidës e realizoi Souza në pjesën e dytë, duke bërë që trajneri Naxhi Shensoi ta nisi me fitore në krye të ballshiotëve.

Sakaq po këtë të mërkurë Laçi është rikthyer te fitoret në kampionat dhe këtë e ka bërë duke mposhtur me shifrat 4-1 Kastriotin. Tre pikë të rëndësishme për ekipin kurbinas që renditen në mesin e tabelës.

Ndërkohë të enjten do luhen 3 sfida e tjera të javës së 17 të Superligës, me Tiranën kryesuese që udhëton në transfertë kundër Erzenit.

“Nuk jemi në gjendjen tonë më të mirë. Është larguar Xhixha dhe Limaj. Po presim nga momenti në moment që lojtarët e afruar të jenë të gatshëm, por Abazaj ka vetëm dy ditë stërvitje dhe nuk është në gjendje optimale përpos dokumentacionit,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Sakaq Partizani do tentojë të rikuperojë për kreun kundër Teutës në kryeqytet. Të kuqtë në këtë sfidë për 3 pikët duhet t’ia dalin pa bomberin Skuka të transferuar në Francë dhe kapitenin Eneo Bitri, i cili zgjodhi transferimin në Çeki. Partizani ka dy ndeshjet pa fitore në kampionat, por nga ana tjetër përballë është Teuta e plagosur e vendit të parafundit.

Ndeshja tjetër e së enjtes është Egnatia-Kukësi, me verilindorët të cilët duan sezbën fitoren, pasi aktualisht janë të fundit dhe rrezikojnë seriozisht të zbresin një kategori më poshtë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:46
VIDEO/ Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, mbrojtësi i Vllaznisë goditet me send të fortë pas koke

Bylis fitoi 1-0 me Vllazninë për javën e 18-të të Superligës. Në stadiumin "Adush Muça" në Ballsh nuk kanë munguar incidentet. Përpara se vendasit të shënonin golin me vlerën e tri pikëve, një send i fortë i ardhur nga tifozët e Bylis në tribunën përballë ka goditur mbrojtësin Smajli të miqve pas koke. Është dashur ndërhyrja e futbollistëve të Bylis të cilët janë afruar për të kërkuar qetësimin e situatës te tifozët, me futbollistin që ka marrë ndihmë mjekësore.

Ora 15:21
VIDEO/ Laçi 'poker' krutanëve, Kastrioti katër ndeshje pa fitore

Laçi fitoi 4-1 me Kastriotin për javën e 18-të të Superligës në futboll. Ndeshja për kurbinasit u zhbllokua qysh në minutën e 16-të me Shkurtaj, teksa Spahiu në të 31 minutë shënoi për 2-0. Në pjesën e dytë ishte sërish Laçi që shënoi me Adeleke në minutën e 49, pas asistit të Velkoskit. Çela në minutën e 81 shënoi golin e parë për Kastriotin, teksa në fund (minuta 90+2) Geci dërgoi shifrat në 4-1. Me katër ndeshje pa fitore, Kastrioti me 19 pikë është në vendin e tetë, ndërsa Laçi me 23 pikë mban vendin e gjashtë.

Ora 15:15
VIDEO/ Bylis rrëzon Vllazninë në Ballsh, Shensoj debuton me fitore

Bylis fitoi 1-0 me Vllazninë për javën e 18-të në Superligë. Ndeshja u vendos nga goli i Souza në minutën e 59 të ndeshjes. Pas tre fitoreve radhazi, shkodranët pësojnë një humbje në transfertë, teksa trajneri i ri i Bylis, Shensoj debuton me tri pikë në aventurën e tij të dytë në stolin e mallakastriotëve. Vllaznia me 28 pikë momentalisht mban vendin e tretë, teksa Bylis merr frymë dhe me këtë fitore del nga zona e ftohtë duke u pozicionuar e shtata me 20 pikë. Pas tre ndeshjeve pa pikë të plota, Bylis ia del të marrë maksimumin në "Adush Muça".

Ne.k./S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë