Bylisin se ndal 'VAR-i' shqiptar, eliminon Skënderbeun! Datat e gjysmëfinaleve të Kupës

Bylisi është skuadra e fundit e kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Skuadra ballshiote ka marrë një barazim 1-1 mes tensionit në Korçë ndaj Skënderbeut dhe është kualifikuar më tej për shkak të fitores 1-0 në çerekfinalen e parë.

Në Stadiumin Skënderbeu vendasit realizuan të parët në minutën e 34, por në fundin e pjesës së parë sharjet dhe shtyerjet gati sa nuk përfunduan në grushte kur arbitri Enea Jorgji anuloi një penallti të akorduar në momentin që futbollisti i Bylisit po e godistje. Një ‘VAR’ ‘alla-shqiptar’ që tensionoi shumë gjakrat. Gjithsesi ballshiotët gjetën forcat në pjesën e dytë të barazonin me Malçin dhe si pasojë të kalonin në katër më të mirat.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera çerekfinaliste të kthimit Tirana mori një barazim 1-1 kundër Besëlidhjes, por kalon më tej si pasojë e fitores 4-1 në kryeqytet. Sakaq një biletë për katër më të mirat e preu edhe Teuta, që pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, dje në Durrës mposhti 1-0 Vllazninë. Sakaq edhe Kukësi nuk diskutoi asgjë ndaj ndaj Apolonisë. Verilindorët që ndeshjen e parë e fituan 2-1 në Fier, në ‘Elbasan Arena’ të mërkurën bënë po të njëjtën gjë kundër Apolonisë, por këtë herë me rezultatin 3-1.

Shorti për çiftet gjysmëfinaliste do të hidhet të premtën, ndërsa ndeshjet e para do të luhen me 1 korrik, ndërsa ata të kthimit me 15 korrik.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot