Bylis-Tirana u manipulua? Komisioni i Etikës të enjten merr në shqyrtim dosjen voluminoze

TIRANË- Dyshimet se ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës ka qënë e fiksuar po shkojnë drejt një konfirmimi zyrtar. Zyra juridike pranë FSHF-së ka bërë gati dosjen voluminoze me pamjet e ndeshjes, lëvizjet e cuditshme të lojtarëve në fushë ,raportet e arbitrit, vëzhguesit e delegatit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Komisioni i Etikës do të mblidhet të enjten për t'u njohur me materialet për ndeshjen e dyshuar si të fiksuar. Po të njëjtat burime ne Komisionin e Etikës thonë se duan të tregohen të kujdesshëm dhe më parë të njihen me faktet e mbledhura nga FSHF.

Për të shmangur ndikimet Federata ka kontaktuar edhe videoanalizues të huaj për të parë çdo detaj të mundshëm nga sjellja e futbollistëve. Po ashtu në kuadër të hetimit të nisur nga FSHF si procedurë është që thirren për t'u pyetur edhe drejtues të ekipeve, kapiteni dhe futbollistë por ende nuk dihet kur do të thirren për t'u pyetur protagonistët.
Megjithatë historia nuk mbaron këtu pasi Report Tv ka mësuar se Tirana nuk do të hetohet vetëm për ndeshjen me Bylisin por edhe për të tjera ndeshje  përfshi atë me Besëlidhjen po për Kupë të fituar 5-1 në çerekfinale. I kontaktuar nga Report Tv Presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj tha shkurt se ekipi i tij është i pastër dhe nuk i trembet hetimit.

Në rast se do të vërtetohet se ndeshja është e fiksuar për llogari të basteve sportive ekipet rrezikojnë shumë që nga përjashtimi nga Kupa e Shqipërisë nga Kupat e Europës apo deri tek penalizime edhe në kampionat. Për të gjitha këto dyshime është vënë në dijeni edhe UEFA që fiksimin e ndeshjeve e quan armik të futbollit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës