Bypass-i i Fierit drejt përfundimit, Balluku: Mbyllet qarkullimi deri në 1 maj, mirëkuptim nga të gjithë qytetarët (VIDEO)

Bypass-i i Fierit është drejt përfundimit dhe qarkullimi është i mbyllur deri në 1 maj, duke nisur që nga dita e nesërme, 27 janar.

Qarkullimi i mjeteve do të devijohet nga rruga e vjetër e cila kalon përmes Levanit.

ARRSH, në koordinim dhe me Policinë Rrugore, kanë marrë të gjitha masat për të menaxhuar trafikun.

Për të mundësuar përshpejtimin e ritmeve të punës, duke e vendosur atë në funksion të plotë të përdoruesve të rrugës përpara fillimit të sezonit veror, Autoriteti Rrugor Shqiptar si dhe kontraktori i punimeve kanë kërkuar mbylljen e përkohshme të tij, deri në përfundim e plotë të punimeve.

Sipas njoftimit për shtyp, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e ARRSH, Ergys Verdho, inspektuan ecurinë e punimeve në bypass-in e Fierit duke bërë të ditur edhe planin e masave, që janë marrë për periudhën në të cilën qarkullimi në këtë segment do të jetë i bllokuar.

Drejtori Verdho bëri të ditur se tashmë punimet kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa njoftoi gjithashtu se pas kërkesës së ardhur nga Bashkia Fier, në segmentin midis urës së Semanit dhe Hoxhares, do të vendosen tombino shtesë për të rritur volumin e shkarkimit të ujërave, me qëllim evitimin e përmbytjeve në këtë zonë.

"Jemi në fazën finale të krahut të djathtë, kështu që është e nevojshme për t’a mbyllur, që t’i japim dorën e fundit.

Praktikisht, për të menaxhuar trafikun në një situatë ku punohet, është shumë e vështirë, ka kosto. Me kërkesën e bashkisë për rritjen e kapacitetit shkarkues në kilometrin e dytë deri në kilometrin e tretë, në urën e Semanit dhe të Hoxhares, jemi detyruar të vendosim, sipas një studimi të bërë nga supervizori, dy tombino shtesë për rritjen e kapacitetit të shkarkimit”,  u shpreh Verdho.

Ministrja Belinda Balluku tha se ndalimi i qarkullimit të automjeteve në bypassin e Fierit, deri në përfundimin e plotë të tij, do t’i japë mundësi kontraktorit që të punojë me ritëm më të lartë, por njëkohësisht duke mos rritur edhe kostot.

“Sipas të gjitha konsultave dhe duke parë të gjithë nevojën, sigurisht ne mund të vazhdonin t’a linim hapur, por do të humbisnim kohë dhe do kishim kosto më të madhe.

Ndaj kemi vendosur dhe ARRSH do të ndjekë gjithë procesin, që bypass-i i Fierit, për tu dorëzuar sa më parë dhe pa kosto shtesë, të mbyllet ditën e hënë në datë 27, për t’i dhënë mundësi kompanisë që të punojë sa më parë për të mbyllur të gjithë problematikat”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, kërkoi mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës, por shtoi se bllokimi i këtij segmenti bëhet me qëllim përshpejtimin e punimeve për përfundimin e plotë të tij.

Sipas grafikut të punimeve, ministrja bëri të ditur se në datën 1 maj ky segment do të jetë i përfunduar në të gjithë gjatësinë e tij dhe i hapur për t’u aksesuar nga të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Do akomodojmë dhe kërkesën e bashkisë së Fierit, për të mos pasur më përmbytje në segmentin nga ura e Hoxhares deri në urën e Semanit.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve. Do t’ju duhet të aksesojnë sërish Vlorën përmes rrugës së Levanit, por kjo është për një kohë shumë të shkurtër, pasi më 1 Maj i gjithë segmenti i bypass-it të Fierit do të jetë totalisht i aksesueshëm në të dyja krahët dhe sipas të gjitha parametrave të sigurisë rrugore për të gjithë drejtuesit e automjeteve”, u shpreh ministrja Balluku.

Mbyllja e përkohshme e bypass-it do të mundësonte punimet e njëkohshme në të dyja karrexhatat, për t'i përfunduar sa më parë punimet e fundit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjorm: 27/01/2020 10:49

    E ka gje shokun Beqirë?

    Përgjigju
  • shkodra: 26/01/2020 18:22

    sapo erdhet ne pushtet bllokuat by pass e Shkodres...po shkaterrohen miliona euro investim i bere dhe i braktisur....turp

    Përgjigju
  • anonimi: 26/01/2020 15:47

    pse se vure avionin direkt me ameriken ne fund te vitit si premtove kur u hap linja me europen

    Përgjigju
  • Shofer dhjarër mos bëni kamikazin!!: 26/01/2020 15:32

    Disiplinori hyrje daljet në atë segment rrugor, sepse fshatarët kamikaz dalin nga fushat direkt në rrugë dhe marrin në qafë njerzit e pafajshëm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë