Bypass-i i Gjirokastrës Margariti: UNESCO nuk kërkoi ndërprerjen e punimeve, duan të sjellin ekspertë për të kryer një monitorim

Ministrja Elva Margariti dhe kryeministri Edi Rama

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ndërsa inspektoi sot punimet në Bypass-in e Gjirokastrës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i dha përgjigje edhe disa lajmeve që qarkulluan një ditë më parë në media, ku thuhej se UNESCO doli me një rezolutë duke kërkuar pezullimin e punimeve. Për mediat, Margariti u shpreh se është bërë një abuzim në lidhje me këtë lajm, ndërsa thekson se UNESCO nuk ka kërkuar ndërprerjen e punimeve, por që të sjellin ekspertë të tyre për të kryer një monitorim.

Sipas Margaritit, punimet për Bypass-in e Gjirokastrës vijojnë duke qenë edhe në kontakt me UNESCO-n dhe duke ndjekur rekomandimet e tyre, në lidhje me objektet me vlerë arkeologjike që mund të dalin nga gërmimet.

“Më vjen keq për të gjithë abuzimit që është bërë mediatikisht për të gjithë komunikimin që ne kemi patur me UNESCO. Është një komunikim i hershëm që kemi mbajtur me UNESCO-n si për çdo projekt të tillë. Në këtë rast ne kemi patur në fillim të qershorit prej tyre një komunikim për një draft menaxhimi dhe ata nuk janë shprehur që të pezullohen punimet sepse bien ndesh me vlerat e shtuara, por duan të sjellin një monitorim të ekspertëve të tyre, siç ka ndodhur dhe në shumë raste të tjera. Zgjidhja që ne kemi propozuar në UNESCO lidhet me shumë problematika të tjera të qytetarëve. Në fokusin tonë dhe nga rekomandimet e lënë nga UNESCO, ne duam të bëjmë që qendra historike dhe ndërhyrja në qafën e pazarit, të mos jetë më një hapësirë historike ku kalojnë makina. Faza në të cilën ne jemi, është fazë emergjente për pjesën e erozioneve, sistemin e përroit dhe është fazë përgatitore për projektin finalizues për Bypass-in dhe sigurisht që jemi në komunikime me UNESCO-n dhe patjetër ne do të presim edhe rekomandimet nga UNESCO”, tha Margariti.

Kujtojmë se Gjirokastra është qytet i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që në vitin 2005.

J.SH./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka ndryshuar cilësia e arsimit gjatë pandemisë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

'E dhimbshme që humbëm 2 pikë', presidenti i Vllaznisë për supersfidën me Partizanin! Daja: Luajtëm më mirë se kundërshtari