‘Çfarë bëri Turi’ edhe në biologji? Maturantët: Pyetjet ishin me kleçka, jo logjike! Ministrja e Arsimit: Do marrim çdo masë

‘Çfarë bëri Turi’ edhe në biologji? Maturantët: Pyetjet ishin me kleçka, jo logjike! Ministrja e Arsimit: Do marrim çdo masë

Foto ilustruese

TIRANË- Në përfundim të provimit të maturës, nxënësit kanë shfaqur kritika për mënyrën se si ishte hartuar teza e biologjisë, së lëndës me zgjedhje. Report Tv mëson se maturantët kanë deklaruar se pyetjet kanë qenë me kleçka dhe jo sipas një vije logjike.

Për këtë ka pasur edhe një reagim nga ana e Ministres së Arsimit, Evis Kushi ku tha se do të merren të gjitha masat e nevojshme, ndërkohë që ka publikuar edhe skemën e vlerësimin me qëllim për t’u vlerësuar me mësues dhe ekspertë të fushës për të vlerësuar cilësinë e testit

“Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në një status në rrjete sociale ka theksuar se shqetësimet e maturantëve pas provimit të sotëm të biologjisë po i ndjek me shumë vëmendje, duke i siguruar ata se për çdo rast do të merren masat e nevojshme. Statusi i plotë i Ministres Kushi: Të dashur maturantë,

I kam marrë të gjitha mesazhet tuaja dhe i kam ndjekur me vëmendje shqetësimet në lidhje me testin e biologjisë.

Më poshtë gjeni linkun me skemën e vlerësimit të zgjidhjeve të publikuar nga QSHA dhe ndërkohë po konsultohemi me mësues dhe ekspertë të fushës për të vlerësuar cilësinë e testit. Për çdo rast, ju sigurojmë që do të marrim të gjitha masat e nevojshme që ju të vlerësoheni sipas meritës dhe nivelit të arritjeve. Suksese”, shkruan Kushi.

Kujtojmë që maturantët e vitit 2020 kanë pasur kritika për mënyrën se si ishte hartuar teza e provimit gjuhë-letërsi me pyetjen e famshme “Ç’a bëri Turi”. Kjo gjë solli protesta që detyroi ministrinë e Arsimit që rë rishikonte shpërndarjen e notave.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lili: 25/06/2022 09:06

    Znj.Kushi kot mos i merrni fare masat sepse ju nuk u ktheni pergjigje gjithe halleve te njerezve.Z kryeminister e gjen kohen per cdo njeri te ketij vendi ndersa ju nuk keni kohe ose nuk deshironi.Une jam nje prej tyre qe nuk me ke kthyer pergjigje.Arsimi eshte bere skandal.Te gjithe nx.kopjojne.Mjere ne qe punojme ne arsim

    Përgjigju
  • Cute Maksuti: 24/06/2022 21:39

    Shumë bukur Kushi. Je e zonja! E ktheve arsimin aty ku meritonte të ishte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

PAMJE/ Mori peng dy vëllezërit në bashkëpunim me 'Rrumin e Shijakut', momenti i arrestit të Agron Bejdollit

PAMJE/ Mori peng dy vëllezërit në bashkëpunim me 'Rrumin e Shijakut', momenti i arrestit të Agron Bejdollit