Çajupi:Harrojeni politikën,lëçisni
këtë dramë për thelbin e familjes

Çajupi:Harrojeni politikën,lëçisni<br />këtë dramë për thelbin e familjes
Pothuaj një shekull më parë, një dramë e një autori që sot njihet fare e pak për të mos thënë asfare, i kishte tërhequr vëmendjen Andon Zako Çajupit, i cili kishte vendosur ti shkruante një parathënie e ta botonte në Kajro nën kujdesin e tij. Ishte viti 1922.

Autori i dramës “E thëna” ishte Milo Duçi. Çajupi e ndiqte prej kohësh krijimtarinë e tij. Një dramë të hershme të sukseshme “Gjaku” si dhe shumë krijime të tjera letrare, Çajupi i përmend që në krye të parathënies së tij.

Drama prej 3 aktesh u botua nga “Shoqëria botonjëse shqipëtare” në Kajro. Autori Milo Duçi ia kushton dramën e tij Faik Konicës në shenjë nderimi për kontributin e jashtëzakonshëm të tij në pasurimin dhe lëvrimin e shqipes. Në hyrje të dramës së saj ai shkruan:

“Zt. FAIK KONITZA, Ty q’i pare me nkudzové ne shkrimin te se embeles t’jone gjuhe, q’i pa lodhur punon pa réshtur per zbukurimin te ‘saj dhé perdor mé kaq mjéshteri pénden tendé, Fal kete libre Si mê te vogel shenje ndérimi MILO DUÇI.”

Botimi i vitit 1922 ishte koleksionuar nga Asdreni dhe sot një kopje e kësaj drame me parathënien e Çajupit ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit.

Arkivisti që ka punuar me dosjen ku ruhet botimi, Sofokli Çapi në një shënim të tij vë re se “në këtë parathënie Çajupi ka përdorur fjalë të dialektit të Shkodrës. Kjo rrodhi ngase n’atë kohë Çajupi banonte bashkë me Filip Shirokën dhe i pëlqente shumë dialekti i Shkodrës dhe në këtë Parathënie është munduar, aqë sa mundi, që t’i përdorë edhe në shkrim ato pakë fjalë e shprehje që i pati mësuar nga Filip Shiroka”.

Më poshtë e sjellim të plotë parathënien e Çajupit, ku e fton lexuesin të braktisë atmosferën konfliktuale shkaktuar nga politika e të harrohej në leximin e kësaj drame të bukur ose ta ndjekin në skenat teatrore ku mund të vihej. 

Drama “E thëna” dhe autori i saj Milo Duçi pothuajse nuk njihet nga publiku ynë, i cili si në kohën kur e promovonte Çajupi, po përjeton ende edhe sot një klimë të rëndë politike. Regjisorët shqiptarë do të qe mirë t’i qaseshin kësaj vepre të shkruar në vitet e para të 1900-ës e ti servirnin artdashësve tanë një frymë të veçantë që përçojnë linjat e kësaj vepre dramaturgjike.  
 
Në vent të parathënies
Bashkatdhetarëve: 
S’eshte névoje t’u présentoj une autorin é keti libri, qe pata nafake mé léçit, i pari, ne doreshkrim. Mjafton t’u kallezoj sé, Zoti Milo Duçi eshte véte Lulo Malesori qe ka pas botue “Gjakun”, nje fjalor Shqip-Italisht, dhé plot vjérsha te bukura é artikulla, nde gazéta dhé te perkoheshmé, ne kohe te shkuara. Sé duét mé dit sé Z. Milo Duçi, si-do qe hala trim i-ri, eshte nga Shqipetaret é-vjéter qe kane punuar per létraturen Shqipé dhé per liri t’atdhéut qysh ne kohe te tiranise kur Turku s’ka dashur te ndegjoje, as émerin Shqipetar.

Sot qe cili-do mund te thote é te shkruaje ç’ka te doje, pa as nje fare réziku, na kane dale disa Shqipetare te lashte, aty ku s’i pandénim, dhé keta njéres te guxuashim, permendén tani si atdhétare te vertéte, si-do qe hérét kane véperuar kundra Shqiperise. Nje faktum i-tille, nuk’ é deshperoi Z. Milo Duçi dhé mori prape penden é shkroi nje drame tjéter fort origjinal: “É Thena” qe ka mé u-pelqyé te tenvé kur t’a kendoni o kur t’a shukoni te luét nde théatro. Tani disa vjét kémi rene téper pas politikes; jémi merzitur, jémi lodhur pa dobi, duké u grindur mé bisédimé te politikes qe nuke mbarojne kurre. Politika! fort mire; po na duét dhé létratura, per Zone! kémi névoje te defréjme é te çdefréjme do-pak, te jétojme dhé mé enderra.

Paste te mire pra, Z. Milo Duçi, qe na mbushi deshiren é zémers, sé “É Thena” do te na zbavitij mjaft sa te harojme, nje ore a dy, méndimét é mundimét é jétes, nde kete bote ku hollesite, kodhélét dhe lodrat é politikës gadi na prishin trute ne dite te sormé. Do te me thuani sé jam ne gabim, sé Politika per Shqipetaret eshte si buka qe hane. Jane te lindur per politike. Per njemend, nde Shqipëri gjendén plot ministra, qévéritare dépyténj, diplomate te forte; mbijne sikur-si kerpudhat nga dhéu... Per kundre, shkronjetoret, vjérshetoret, jane fort te paket. Ne keta 3 a 4 vjét te fundit Shqiperia ka mundur mé pas mê téper sé 300 a 400 ministra, diplomate, dépyténj te çkelqyére! Po, qysh 40 vjét é tehu, s’ka mundur mé na dhene véç 4 a 5 shkronjetore é vjérshetore qe méritojne te permendén ne létratyre, si Vaso Pasha, De Rada, Naim Frasheri, At G. Fishta dhe Faik Konica qe ka formuar, kréjuar gjuhen Shqip, qe perdorim sot.

     Si shpjégonét kjo pasunie ne pike-pamjé te politikes? Une qe jam kréjt budalle, ne kete pike-pamjé, thém sé per shumicen é Shqipetarevé, politika, eshte nje pune fort é léhte dhé u vertétoj sé per mé fitu buken, ne kete bote te rremé, zanati m’i léhte eshte te benésh ministre; s’ké névoje te dish as nje pune, as nje mjéshteri, mé thémél: ministri i bujkesise, bié fjala, tokon te mos çquaje qépet nga praset; ministri i luftes tokon te mos kéte mare nje pushke ne dore; ministri i finances tokon te mos kéte fituar as nje grosh, véç mé te grabitur; ministri i arresimit tokon te mos dije as Shqip, véç te mundij te shkruaje nje ë mé dy pika mi kryé; ministri i punevét perjashtmé tokon te jéte, prift a hoxhe ... Dhé puna te véje mbare gjithe mone ...

Nje hére, ne nje kohe, populli lypté nga qévéritaret te jéne, si-do-mos atdhétare te vertéte. Jo, sot s’eshte névoje; nde Shqiperi, nje Turkoman, nje Grékoman, nje Slavoman, nje intrigan, nje trathetor, tokon te benét, pa vesvése, regjént, ministre, dépytét, préfékt, faqé mé ndér dhé mbrét ... S’ka pra m’i léhte zanat sé politika, o vellézer Shqipetare. Per kundre, létratyra eshte nje pune fort é rende: shkronjetor, vjérshetor, s’benét kush-do. Dhé ne dalte dokush s’ka si jéton, sé librat Shqip nuke shitén. Shqipetaret s’jane budalle mé tréte kot paré duké blére, libra é gazéta; mê mire eshte mé pi sé mé leçit ...

Prandaj shkronjetoret Shqipetare jane te ralle dhé nuke ndéronnén as pak; shkojne gjithe barabar, si i miri dhé i ligu, dhe ky permendéte mê téper sé ay. Po kam uzdaje sé nje shkronjetor si Z. Milos Duçi do t’a mergoje kete rezik. S’kam dyshim sé É Thena, kur te léçitét a kur te luet do te pelqéje fort é fort. Nê qofte sé dokush é qerton a é kritikon per kéq, i lutém, autorit, te mos deshperonét, po te kujtonje fjalet é plakut La Fontaine: “Kerkush s’mund te kenaqij tere boten dhé babanë”.
A. ZACO.
(Çajup)
Kairo Shkurt 1922.

[gallery]22059[/gallery] 
Pjesë nga drama “E thëna” 
F Y T Y R A
 
PÉTI ... 50 vjét
TASI ... 30  “
FANI ... 20  “
LINA ... 40  “
JÉTA . . 18    “
 

 
É THENA 
Drame me 3 pamja
 
 
PAMJ’ É PARE 
(Nje Zyre-Salon, njériu qe mbahét mire. Ne çip te djathte, nje kanapé; ne te mengjer, nje pjano. Ne més, nje tryése mé fare lulé dhé vogelimé. Nga an’ é shénes nje zyre-ministérialé. Kadhro, froné, kembeza. Perdhé shtruar qilim. Dyér, me te djathte, me te mengjer, kundréq. Kur hapét pérdéja dukét Péti, ndénjur perpara zyres. Shkruan. Pushim pak te himetash. Trokasen ne déren te mézit. Péti, i thethitur préj punes’ tij, nuk degjon. Trokasen se rish).
 
PÉTI Kush eshte?
 
ZÊ se jashtmi

Munt te hyme?
 
PÉTI Hyre! (Hyn Tasi dhé prapa ‘tij Fani)
 
TASI Mire-mengjés bâbe.
 
PÉTI Mire-mengjés çun. Ri. (Lé pénden dhé kthéhét).
O! Fani! dhé nuk flét? ... Te shoh te ménduar, ç’ké?
 
FANI (Si i zgjuar préj gjumi)
Une? kurgje... Koka sikur me dhemp pak.
 
TASI Mos é vére ré, bâbe, Fani eshte bere kaq’ i éger sa i vjén rende te hape gojen. (Tuké folur sjéll dy frona dhé ri mé te vellane prane t’âtit).
 
FANI O! i éger.
 
TASI Bâbe, a é di sé ç’kémi sot?
 
PÉTI Sot? te merkure.
 
TASI (Qésh) Nuk thém ç’dite te javes por te muajit.
 
PÉTI Me dukét sé kémi 28 Dhétor, persé?
 
TASI (çkulét) Kur kémi 28 Dhétor, pyét persé, âte?
 
PÉTI(i bié pak balles mé pellembe)
Sheko çun, kerkon te me thuash sé eshte ditelindja joté é? Harova faré.
 
TASI Por harové dhé te me puthesh.
 
PÉTI
(Ngrihét dhé mé nje mallengji qe kerkon te fshéhe,
i mér koken, ner te dy duarte dh’ é puth fort)
Pô bir, harova, qe s’duhéj, por kur te mblidhémi tok mé tet emme do krémtojme mê bukur, te 30-in vitin tent sé jam i shigurte sé Lina nuk te haroj si une.
 
TASI O! sa per nenen, ajo arth me zgjoj nga gjumi tuké me puthur ... dhé mé nje dhurim ne dore.
 
PÉTI (I çuditur) Dhurim? Nuk me tha gje. Dhé çe?
 
TASI Nje ore te arte. Shif?
 
PÉTI (E mér nga dor’ é te birt)
Fort é bukur, mé ndryshimin qe, ha! ha! ha! (qésh) qe Zonja nena joté, me rjép qe te te beje dhuratat ty, é?
 
TASI Te rjép s’eshte fjala, ha! ha! ha! (qésh). Mê mire thuaj, qe i mblodhi, si plaka qélbin, qe te me kenaqnje sot.
(Hyn Lina)
 
LINA Sa te rini te qéshni mé mua, do beni mê mire te puthi. (Pétit). Pa shif djalen qe t’u be burre?
 
PÉTI Gjér tani é ligavitnja.
 
LINA Po ti Fani a é puthé?
 
FANI Pô...
 
TASI Gjér te benét dréka, do dal pak, âte.
 
PÉTI Vétem mos meno. Mér édhé Fanin mé ty.
 
FANI (Mé nzitim) Jo âte, une kam pune ço-ku te vété, dhé do kthéném shpéjt. 
 
PÉTI Si te doni, por shekoni mos menoni sé, pa fjale, Lina, sot do na kéte bere mê te mirat gjéllerra qe di, per djalen te perkedhélur. Nuku?
 
LINA Mjaft u tallé.
 
FANI Lam-tu-mire âte. (Ben te dale. Péti é mer ner duarte dh’ é puth)
 
PÉTI Mos meno. (Fani del)
 
TASI Dhé une do dal pak. Do vété gjér ne kopsht te mar pak ére dhé do kthéhém shpéjt. Lam-tu-mire âte, lam-tu-mire neno.
 
PÉTI Lam-tu-mire.
 
LINA
Lam-tu-mire bir. (E puth) Te présem per dréke, degjové?
 
TASI Mos ki frike neno s’do menonj. (Puth t’emmen dhé t’âtne i cili i kthén puthjen ftohtesisht). Lam-tu-mire. (dél)
 
LINA (é mvrojtur pak) Péti s’ben faré mire te sillésh kesisoj mé djémtë.
 
PÉTI (Si ne hender) A!
 
LINA Po! ftohtesia joté eshte kaq’ é madhé dh’é dukur sa s’ka shié.
 
PÉTI (i ménduar) Per ke?
 
LINA (zémeruar) Per ke tjéter véç Tasit?
 
PÉTI Persé, mos t’u qah?
 
LINA Nuk’ eshte névoje te me qahét qe te kupetonj qe, çuni, vuan pé padréjtesine q’i ben. Kur ajy te do mé ashke, ti s’kthén t’é shekosh dhé do, per kundra, atê q’eshte i ftohte mé ty.
 
PÉTI (Mé hidherim)
Munt té kesh te dréjte, grua, por Tasin é do ti sa  per te dy, pra, s’munt pervéç sé t’i trégonj pak dashuri Fanit.
 
LINA Nuk’ eshte aresyé kejo. Sé une sa-do qe te mos é dua Fanin, é dua mjaft sé eshte mish pé mishin tim...
 
PÉTI (i prét fjalën) Sa-do qe t’é duash s’é do sa Tasin.
 
LINA Mos me qérton sé dua kaq djalen tent, Péti? Por mos ky djale nuk eshte dhé imi, mé gjithe q’u s’é kam lindur? Jane 25 vjet plot qe diten qe m’é sollé, qe diten q’é shoh q’é sherbénj dh’é rit. Kujtoju, kur arth ketu, ish foshnje 5 vjéç. E prita si djalen t’im dhé q’atê dite gjer sot q’u be burre, mé mustaqé mê te mbedha sé te tuat, nuk pushova t’é dua si djale sé kam te dréjte te plote si nen’é dyte q’i jam, mé qene qe gjér me sot s’ka pushuar se me dheni kete émber. Pastaj mos dh’ajy nuk me kthén dashurine t’imé mê téper sé im bir?
 
PÉTI Sé tet bir nuk é do sa atê.
 
LINA Jo! tim bir é dua munt mê téper, por...
 
PÉTI Léri porét me njane.
 
LINA Ësht’é téper te bisédonj mé ty, Péti, mbi kete çeshtje. Sa i mire dhé i dréjte jé ne çeshtjat é tjéra, aq i lik, i padréjte dhé i aneshme benésh ketu. S’di persé, sa te gezonésh qe t’u be djali burre, qe te punon, qe fiton, q’eshte i ndéruar nga bot’é tere, sa te gezonésh thém...
 
PÉTI Sa te gezoném?... Por me dukét qe bera mjaft detyren t’imé t’é rit, n’udhen é drte dhé te ndérit, si dhé t’é mesonj, qe te mare vendin é ziluar qe ka sot ne bote. Nuk mbésonj pra qe te me qértosh si âte te padréjte dhé te pazémerte.
 
LINA Po! detyren tendé, lendoré, é beré mé te téper, por tuké i héqur dashurine, qe ç’do foshnje ka névoje. E mesové, por s’e dashurové. Dhé nê te qértofsha, sot, si âte te pazémerte, é mériton dhé dhente Zoti te mos é sjélle rasti diten qe, keto fjale, qe te thém une, te t’i thote néser ajy. Sé, kujtoju, qe dhé kur sé qé, çuni, i mitur dhé te hidhéshé per qafé, mé te hyren tendé ne shtepi, ti, mé nje ftohtesi, te çuditeshmé, mé-zie i meshtétnjé buzet mbi te tiat q’i zgjatté nje pash, po thua-sé é shtynjé. Kujtoju sa hére te qértonja, tuké te thene sé, çuni ka névojen é dashurise tendé mé qe, i gjéndur lark, s’ka atê te s’emmes.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin