Cakaj bisedë telefonike me ministrin gjerman: Të hapen negociatat një orë e më parë

Cakaj bisedë telefonike me ministrin gjerman: Të hapen negociatat një orë e më parë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin gjerman të Shtetit për Europën, Michael Roth. Përmes një postimi në Facebook, Cakaj shprehet se Gjermania  ka mbështetur fort reformat në vendin tonë dhe rrugëtimin drejt BE duke e bërë rolin e saj të pazëvendësueshëm.

“E falënderova për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë dhe qasjen shumë largpamëse e për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Roli i Gjermanisë në mbështetjen e reformave të brendshme dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë është i pazëvendësueshëm”, shkruan Cakaj.

Ministri i Jashtëm, Cakaj shkruan se bashkë me ministrin Roth ndajnë të njëjtat pikëpamje të hapen negociatat për Shqipërinë

“Po ashtu, ndamë krejtësisht të njëjtën pikëpamje lidhur me progresin përmbajtësor të Shqipërisë dhe domosdoshmërinë e çeljes së bisedimeve për anëtarësim në BE një orë e më parë. Shqipëria nuk ka asnjë alternativë tjetër veç përparimit të mëtejmë në drejtim të anëtarësimit në BE’, mbyll postimin Cakaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicifoli: 20/03/2020 12:04

    Vec Birisha hap nogocatat ose e kall Evropin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet