Cakaj e Konjufca mesazh shqiptarëve në Serbi: Mbështesim Luginën e Bashkuar  

Cakaj e Konjufca mesazh shqiptarëve në Serbi: Mbështesim Luginën e Bashkuar  

Shqipëria dhe Kosova mbështesin vendimin e partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës për të qenë të bashkuar në zgjedhjet serbe, duke e cilësuar atë thelbësore për ngritje  e frymës kombëtare dhe forcimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë. Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj dhe homologu i tij në Kosovë, Glauk Konjufca kanë dalë në deklaratë të përbashkët drejtuar klasës politike shqiptare në Luginën e Preshevës duke mbështetur Luginën e Bashkuar.

'Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund', thuhet në deklaratën e përbashkët  të Cakaj dhe Konjufca, në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane, të zhvilluar në Selanik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë