Cakaj falenderon Forcat e Sigurisë së Kosovës: Me humanizmin e lartë dhe profesionalizmin mbresëlënës

Cakaj falenderon Forcat e Sigurisë së Kosovës: Me humanizmin e lartë dhe profesionalizmin mbresëlënës

Foto nga Cakaj

Kosova ishte e para që na erdhi në ndihmë pas tërmetit të mëngjest të 26 nëntorit.

Përveç forcave civile, shumë kosovarë i kanë hapur dyert e shtëpisë për shumë shqiptarë që u janë shembur banesat.

Nisur nga kjo Gent Cakaj i ka falenderuar  Forcat e Sigurisë së Kosovës pasi meritojnë mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë e atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës.

"Mes konsideratave më të larta e falenderimeve më të mëdha për të gjitha shtetet e organizatat që qëndruan afër Shqipërisë që prej orëve të para pas tërmetit, përtej çdo mëdyshje, Forca e Sigurisë së Kosovës meriton mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë e atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës.

Shërbimi i tyre këto ditë në Shqipëri do të kujtohet gjithmonë me vlerësimin më lartë!

Në fakt, gjatë këtyre ditëve me vështirësi të shumta e me dhimbje të pafundme, e gjithë Kosova ka dhënë shembullin e një solidariteti të paparë njerëzor dhe ka dëshmuar absolutisht trajtën më të thellë të bashkëndjenjes kombëtare.

Solidariteti e mbështetja e Kosovës kësaj rradhe mbeten frymëzues përtej asaj çka mund ta shprehë rëndom gjuha", ka shkruar Cakaj.

Foto nga Cakaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basha i përgjigjet sulmeve të Metës: Ke qenë nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Pazarxhi, përballu me problemet që ke me drejtësinë

Basha i përgjigjet sulmeve të Metës: Ke qenë nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Pazarxhi, përballu me problemet që ke me drejtësinë