Cakaj në Berlin: Shqipëria e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të AVL-ve

Cakaj në Berlin: Shqipëria e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të AVL-ve

Cakaj në takimin e dytë të nivelit të lartë të nismës franko-gjermane

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin e dytë të nivelit të lartë të nismës franko-gjermane për koordinimin e luftës kundër trafiqeve të paligjshme të Armëve të Vogla dhe të Lehta (AVL) në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas deklaratës për shtyp, ky takim u zhvillua nën drejtimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, Ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian dhe në praninë e Komisionerit të Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi dhe Komisioneres për Punët e Brendshme, Ylva Johanson.

Cakaj nënvizoi vendosmërinë e Shqipërisë në përmbushjen e angazhimeve të ndërmarra kundër trafikimit të paligjshëm të Armëve të Vogla dhe të Lehta, duke e cilësuar atë edhe si pjesë e hapave në kuadër të integrimit evropian.

Duke e quajtur përhapjen e Armëve të Vogla e të Lehta si  kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë kombëtare, rajonale dhe më gjerë, Ministri në Detyrë Cakaj tha se adresimi i sfidave që burojnë nga trafikimi dhe përdorimi i paligjshëm i AVL-ve është vendosur në prioritetet e Kryesisë shqiptare të  OSBE-së, gjatë këtij viti.

Në këtë kontekst Ministri në Detyrë Cakaj komunikoi se kryesia shqiptare e OSBE-së planifikon te zhvillojë një konferencë ndërkombëtare mbi sfidat e sigurisë dhe të AVL-ve gjatë gjysmës së dytë të 2020.

Për më tepër, Ministri në Detyrë Cakaj cilësoi luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të AVL-ve si një sfidë sigurie jo vetëm për rajonin por edhe për BE.

Në këtë frymë Ministri Cakaj nënvizoi rëndësinë e hapjes se negociatave për anëtarësim si një instrument qe do te nxisë më tej reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe rajoni në këtë fushë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët