POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Cakaj “në dorë” të Metës, dërgon Sekretarin e Përgjithshëm diplomat në Spanjë

Gazmend Barbullushi, Ilir Meta dhe Gent Cakaj

Gent Cakaj ka filluar lëvizjet në diplomaci, dhe po i duhet të marrë konsensusin e Presidentit Ilir Meta për këtë proces.  Për shkak se Meta nuk e njeh si ministër të jashtëm (pasi në këtë funksion ai njeh Edi Ramën të cilin e ka dekretuar), Cakaj  duhet ta përcjellë kërkesën përmes firmës së kryeministrit, akt i cili do të “testojë” marrëdhënieve të ngrira President-Qeveri.  Në Spanjë nuk kemi një ambasador, dhe në këtë pozicion Gent Cakaj ka menduar të dërgojë Gazmend Barbullushin. Ky i fundit është Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ-së, që nga koha e Ditmir Bushatit. 

Ministri në detyrë, Cakaj ka ndjekur procedurën e zakonshme për t’i Kuvendit një seancë dëgjimore me Gazmend Barbullushin, që ai të jetë ambasador në Spanjë. 
“Seancë dëgjimore për emërimin në postin e Kreut e Misionit Diplomatik të z. Gazmend Barbullushi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, resident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë si dhe Principatën e Andorrës”,-thuhet në dokument. 

Seanca dëgjimore do të bëhen nga Komisionin  për Politikën e Jashtme, të mërkurën në orë 12. Pas kësaj, kandidatura do t’i kalojë presidentit. Ambasadori emërohet dhe lirohet nga Presidenti i Republikës, jo më vonë se 30 ditë pas propozimit të Kryeministrit. Ministri i Punëve të Jashtme i paraqet Kryeministrit propozimin për emërimin dhe lirimin e ambasadorit. Përpara emërimit të ambasadorit nga Presidenti i Republikës, Komisioni për Politikën e Jashtme organizon seancë dëgjimore me kandidatin për t’u emëruar ambasador dhe i përcjell Presidentit të Republikës opinionin për kandidaturën e propozuar.

d.ba.
Komento

Komente

  • Meta: 16/04/2019 09:43

    NUk eshte mire te leni gjerat ne doren e opozites.Kur dihet e njihet çka mendon opozita per poziten.keshtu e keni kur Meta merr ne dore,si President,te vendos diç per te drejte Kushtetuese ne emer te Presidentit,Vendos e neshkruan opozita!

    Përgjigju
  • Vivalto: 16/04/2019 07:36

    Verifikoni pak dhe keto ''konsujt e nderit'' te Shqiperise nder qytetet e Italise,ti marresh ne tel sbehet fjale, e-mail ste kthejne pgj..na ka ardhur ne maje te hundes me keto sjellje te tyre arrogante,shpresoj qe nje dite ky Ministri i ri ti jape zgjidhje te shpejte

    Përgjigju
  • Refat: 15/04/2019 21:10

    Rilindje e bythes u rikthyen perseri kasta e saliut. Kta jane te pa ngopur hajdut me cizme. I befshin leket qe vjedhin ilace per vete dhe familjaret e tyre. As vila kane neper bregdete kta hajdut plehra.

    Përgjigju
    • Gjergji: 16/04/2019 12:16

      Barbullushin e kam njohur kur ishte ambasador ne holande. Shume i sakte, i komunikueshem dhe njerezor. Mjaft profesionist.

  • Macarena: 15/04/2019 18:36

    Ish ambasadori qe ishte ne Spanje donte 20€ per cdo leter qe duhej vulosur... tani le te shohim kete tjetrin ca tarife ka...

    Përgjigju
    • Anila: 17/04/2019 19:25

      Mos i paragjykoni njerezit. Gazmend Barbullushi eshte nje dipllomat karjere qe mbas viteve 90, korekt dhe mjaft profesjonal.

    • tepelens: 15/04/2019 21:27

      Ndersa nje mutazion nga tepelena ne bruksel te merte 25 euro per nje format a4 me vulen e vet te dhjere dmth konsulli ine si thoshte shoku Enver.

    • Me cago en diez: 15/04/2019 19:51

      Kjo praktik e 20€ ka mbi 16 qe marin euro per te vulos nje dokument, po te njejten gje do bej dhe ambasadori i ri.

  • xhimi: 15/04/2019 18:31

    Po kete ambasadorin e Shqiperise ne France qe ka 6 vjet dhe e ka kaluar afatin 4 vjeçar kur do ta hiqni

    Përgjigju
  • Hasta la vista: 15/04/2019 17:48

    Ne baze te cfare Kriteri dhe CV_je perzgjidhen Ambasadoret neper vendet respektive!_..a kane Agenda=Ditare per prurje investitoresh,rritje marrdheniesh,njohjesh reciproke,heqjen e burokracive etj?!

    Përgjigju
    • Leni: 17/04/2019 19:29

      Gazmend Barbullushi eshte diplomat karjere dhe me shume dinjitet, e ka treguar punen e tij ne Holande kur behej mbrojtja e Kosoves ne Hage. Sjellja e invesitoreve nuk varet nga ambasadoret, kur situata aty eshte mish mash nuk ka invesitor qe e thyen kemben dhe vjen ne Shqiperi.

    • Fred: 15/04/2019 20:18

      Barbullushi ambasador e diplomat qe me qeverite e Berishes. Si ai ashtu dhe gjithe rrethi familjar jane aktiviste te PD. Per nje ambasador nuk lejohet asnje angazhim partiak.