POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Afati deri në fund të javës/ 18 konsuj nderi dorëzojnë targat diplomatike (Detaje)

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj

TIRANE-24 ditë pas vendimit të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj për të 'zhveshur' biznesmenët diplomatë nga targat diplomatike, konsujt e nderit kanë filluar dorëzimin.

Gazetari Arsen Rusta raporton se 18 targa diplomatike të mbajtura në përdorim nga konsujt e nderit janë dorëzuar pranë policisë rrugore dhe ministrisë së Jashtme.

Burime nga policia për Report Tv pohojnë se në qarkullim janë 37 targa diplomatike të konsujve të nderit që duhet të dorëzohen, nga te cilat 18 deri tani janë dorëzuar.

Konsujt e nderit kanë afat për dorëzimin vullnetar të targave diplomatike deri në fund të javës. Ende nuk kanë dorëzuar targat konsujt e nderit të Kosovës e Greqisë dhe disa të tjerë. Report Tv pak javë më parë zbardhi listën e emrave të cilët preken nga kjo reformë (lexo këtu të plotë).

d.ba.
Komento

Komente

  • Naimi: 24/04/2019 17:52

    Po behesh si patrioti yt Xhaferr Deva qe ne kohen e tij e beri zap kete popull

    Përgjigju
  • Rigers: 24/04/2019 14:35

    Golf 4 me targa diplomatike... kjo i thote te gjitha

    Përgjigju
  • Paulini: 24/04/2019 12:40

    O zoti Gent ky eshte popull qe nuk merr vesht,ketij populli duhet veç huri ja zgjidh problemet ndryshe nuk marrin vesht o Gerto,se keto me keto targa kane bo shum pisdhiçe,ne emer te konsullit,duke filluar nga droga,nga njerez te kerkuar per krime etjer etjer sa jane shum gjera.

    Përgjigju
  • Fredi: 24/04/2019 10:47

    Nqse shoferët e shoferëve, kunetërit e baxhsnakëve të nuseve dhëndurët e nipave e mbesave që kanë marë pasaporta diplomatike quhen konsuj nderi, fshatarë barkderra kokështupur qe filluan biznesin e tyre duke futur nganjë furgon cigare kontrabandë që prej 1990 dhe që arritën të ”përfaqësojnë” Shqipërinë pranë diplomacive të huaja, atëherë u KAM DHJE RË MU NË TERMIN ”KONSUJ NDERI” Tani kjo mutëri 30 vjeçare duhet të mari fund! Fshatarët tê kthehen tek vrimat nga të cilat dolën duke shkatërruar gjithçka dhe të rifutet urgjent në fuqi, LIGJI i P A S A P O R T I Z I M I T !

    Përgjigju