Zgjedhjet vendore/ PS pa një datë të preferuar, Balla: Gati të shkojmë në zgjedhje kurdo që të dekretohet! Begaj ktheu presidencën në normalitet

TIRANË-Në ndryshim nga 2 palët e opozitës, Partia Socialiste nuk ka propozuar një datë fikse për zgjedhjet vendore të 2023! Me bindjen se do dalin të fituar në këtë garë, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se janë dakord me çdo datë që do të dekretohet nga presidenti.

“Nuk kemi qenë të prerë në një propozim tonin, për këtë datë sepse besojmë që presidenti duhet të marrë në konsideratë të gjitha propozimet, ne jemi të gatshëm që të marrim në zgjedhje dhe t’i fitojmë ato në secilën datë”, tha Balla në përfundim të takimit të pati me Bajram Begajn.

Vendimin e kreut të shtetit për të pritur në takim edhe përfaqësues të Partisë Demorkatike të Sali Berishës, Balla nuk e interpretoi si një “njohje” të këtij institucioni të “Rithemelimit”, por tha se ishte një tregues që Presidenca për i rikthehet normalitetit. Për këtë pati vlerësime për Begajn.

“Ajo që vërej me vlerësim është gatishmëria për të dëgjuar të gjithë aktorët politik që priten që të marrin pjesë në zgjedhje. (...)Nuk di se kë ka pritur Begajn, të gjithë respektojmë ligjin dhe në këtë këndvështrim, në Kuvendin e Shqipërisë kryetari i grupit parlamentar, janë Mediu, Doda, dhe Alibeaj, pastaj nëse deputet të caktuar kërkojnë takime me president të republikës, mendoj se edhe ndonjë deputet socialist mund të kërkoj takim me presidentit”, tha Balla.

Ai është ndalur të flasë edhe për Reformën Territoriale, për të cili këmbënguli që asnjëra palë të mos i imponohet tjetrës, por t’i lihet puna në dorë të ekspertëve. Ndërkohë, ai nuk dha asnjë përgjigje nëse ishte dakord apo kundër propozimit të mbërritur nga opozita për 94 bashki dhe 3-6 rajone.

Pas Ballës në takim, shkoi edhe Shpëtim Idrizi nga PDIU. Zgjedhjet vendore të 2023 priten të mbahen nga periudha 14 prill-14 maj. Opozita sërish është e përçarë. PD-ja e Berishës kërkon që zgjedhjet të zhvillohen në afatin maksimal që e lejon ligji, e ndërsa Enkelejd Alibeaj ka paraqitur kërkesën që gara për Bashkitë të mbahen sa më shpejt.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:16
Balla: Asnjë prej palëve nuk mund të imponohet për reformën territoriale, t’i lëmë vend ekspertëve

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për reformën territorial duke thënë se asnjë prej palëve nuk mund të impronohet, megjithatë theksoi se duhet që ekspertët t’i vënë ‘vulën’.

“Të presim këndvështrimet e të gjitha palëve të përfshira. Kërkesa ime dhe për kolegët e opozitës është që asnjëra prej palëve nuk mund të imponohet. Shumica ka të drejtën të ushtrojë të drejtën që i jep fakti i të qenurit shumicë. Mirëpres që të gjithë anëtarët e komisionit të vijojnë punën e tyre dhe t’i lëmë vend ekspertëve”, tha Balla.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, u shpreh i bindur se do të marrin fitoren duke theksuar se kanë bërë punë të shkëlqyer me bashkitë.

“Do më duheshin 2 ditë të flisja për këtë cështje. Nesër dhe pasnesër do të kemi raportim të 59 kryetarëve të bashkive në një takim që po kthehet në një traditë dhe eksperiencë të shkëlqyer. Mendoj që do të kemi kohë të flasim, por në secilën prej bashkive kemi bërë një punë të shkëlqyer, Gjithmonë ka vend për të bërë më shumë, por është e sigurt që cdo shqiptar e shqiptare e di që s’jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka”, tha Balla.

Ora 10:02
'Vendoret 2023', Balla: Gati të shkojmë në zgjedhje në çdo datë që do dekretohet! Begaj ktheu presidencën në normalitet

 

Partia Socialiste nuk ka një datë të preferuar për zgjedhjet vendore.

“Nuk kemi qenë të prerë në një propozim tonin, për këtë datë sepse besojmë që presidenti duhet të marrë në konsideratë të gjitha propozimet, ne jemi të gatshëm që të marrim në zgjedhje dhe t’i fitojmë ato në secilën datë, ajo që vërej me vlerësim është gatishmëria për të dëgjuar të gjithë aktorët politik që priten që të marrin pjesë në zgjedhje”, tha kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ai komentoi edhe takimin që Begaj bëri me përfaqësuesit e PD-së së Berishës.

“Nuk di se kë ka pritur Begajn, të gjithë respektojmë ligjin dhe në këtë këndvështrim, në Kuvendin e Shqipërisë kryetari i grupit parlamentar, janë Mediu, Doda, dhe Alibeaj, pastaj nëse deputet të caktuar kërkojnë takime me president të republikës, mendoj se edhe ndonjë deputet socialist mun të kërkoj takim me presidentit”, tha Balla.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Termeti: 06/10/2022 10:00

    Po Shpetim Idrizin c’fare e do, o komandant?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos 9 masa sigurie për ish zyrtarë të Bashkisë Tiranë e biznesmenë! 'Arrest në burg' për ish drejtorin e UKT dhe IMT! I dhanë tendera kompanisë së vet (AKUZAT + EMRAT)

GJKKO firmos 9 masa sigurie për ish zyrtarë të Bashkisë Tiranë e biznesmenë! 'Arrest në burg' për ish drejtorin e UKT dhe IMT! I dhanë tendera kompanisë së vet (AKUZAT + EMRAT)