Haga e thërret për ta pyetur për akuzat për krime lufte, Thaçi: Do të shkoj të hënën

Haga e thërret për ta pyetur për akuzat për krime lufte, Thaçi: Do të shkoj të hënën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ditën e hënën, në datë 13 korrik do të shkojë në Hagë për t'u marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale për akuzat që janë ngritur kundër tij për krime lufte. Kreu i shtetit të Kosovës përmes një postimi në Facebook shkruan se Prokuroria Speciale e ka thirrur për ta marrë në pyetje.

"Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës, në këto dy dekadat e fundit shumë pjesëtarë të UÇK-së u ballafaquan me drejtësinë ndërkombëtare të UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës për Ish-Jugosllavi, EULEX-it dhe me drejtësinë vendore. Kosova, edhe pse viktimë, bashkëpunoi me organet e drejtësisë për trajtimin e pretendimeve për krime lufte.

Në këto dy vitet e fundit shumë ish-bashkëluftëtarë janë intervistuar nga Dhomat e Specializuara, brenda dhe jashtë vendit. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, më lejoni të ndaj me ju se të hënën do të udhëtoj për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar. Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi.

Uniteti qytetar, bashkëjetesa ndëretnike, stabiliteti institucional dhe besimi në institucione janë të domosdoshme që Kosova ta jetësojë vizionin që të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe të ruajë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju faleminderit për përkrahjen tuaj! Zoti e bekoftë Kosovën" tha ai.

Dy javë më parë Prokuroria Speciale në Hagë publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Presidenti Thaçi tha se do të japë dorëheqjen nëse akuzat konfirmohen. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Karadakliu: 10/07/2020 10:52

    Hashim Thaci edhe tash si perpara degjon nastolgjiket e serbeve dhe frig acakte qe mbanin krahun e serbeve,j o te UCK dhe shqiptareve.Keta i degjon dhe im lexon edhe ketu, do i degjosh edhe para gjykates ne cilesine e deshmitarve kunder Jush.Te tille ishin familjarisht,te tille jane edhe sot pasardhesite e tyre dhe do vazhdojne te mbeten te tille gjithmone.

    Përgjigju
  • Arbëri: 09/07/2020 11:01

    Unë dëgjova se Rama do udhëton së bashku me hashimin gjer në Hag...!

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 09/07/2020 06:23

    .....: dhe pas kthimit te tij, pas 7-8 dite do te pasojne arrestime masive ne Kosove e gjetke te te gjithe atyre qe do te ja u fus Gjarperi me deshmit e tij ....::: kryesisht " bashkeluftetareve te vet " - edhe mire ja u ben te gjithe atyre qe e perkrahin ende.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 08/07/2020 21:10

    Shko hashim,shko! Perballu me drejtesine si burre,si qytetar!Mos harro te japesh dorheqien si president mortje te djelen! Mbushu me fryme dhe guxo! Kosova dhe kosovaret presin drejtesi,e nese je i pafajshem tregoje veten,mbroje veten dhe mjaft iu qepe Kosoves e UÇK-s LAVDISHME si rriqen e shushunje e rrezikshme. Shko hashim e ha persheshin qe ke gatuar nder vite e vite dhe ne kurriz te kosovareve mbas lufte. Edhe mbrapa diellit te shkosh per KOSOVEN E KOSOVARET BEHET ME MIRE. SHKO HASHIM SHKO!

    Përgjigju
  • Mala: 08/07/2020 20:52

    Kjo te eshte filluar prej grupimeve partiake shqiptare te Kosoves, qe nga koha e luftes,ka vazhduar me h apur pasluftes dhe kane vazhduar deri sot.me keto do perballesh kur fillon gjykimi,Kjo ishte skebnar i sajuar nga partit politike dhe individ te vecanteqe,

    Përgjigju
    • Bashki Aliu: 09/07/2020 18:09

      Shko shko hashimoto se atje eki vendin per 20 vite krimet e marrzirat si ikeba unemendoi se te rrasin neqeli nja 10 vjet per tu menduar per krimet sike ber gjat 20 viteve me alkaponat etu

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin