Gjykata shtyn ekzekutimin e vendimit për gjobën 454 milionë USD ndaj Trump

Gjykata shtyn ekzekutimin e vendimit për gjobën 454 milionë USD ndaj Trump

Donald Trump

Mes shumë sfidave, dita e sotme ka shënuar një sërë lajmesh pozitive për ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Gjykata e apelit në Nju Jork i ka dhënë një mundësi Trump për të shpëtuar nga një gjobë me vlërë 454 milionë dollarë nëse arrin të depozitojë një garanci prej 175 milionë dollarësh brenda 10 ditëve.

Nëse garancia depozitohet, kjo do të pezullojë procesin e ekzekutimit të vendimit dhe do t’ia ndalojë shtetit të Nju Jorkut sekuestrimin e pasurive të kandidatit të pritshëm për president të Partisë Republikane, ndërsa vazhdon procesi i apelimit. Gjykata e apelit vendosi gjithashtu të rrëzojë masën e dhënë nga gjykatësi i shkallës së parë që ua ndalonte për shtatë vjet zotit Trump dhe djemve të tij, Eric Trump dhe Donald Trump Jr., drejtimin e bizneseve në Nju Jork.

Vendimi i gjykatës së apelit është një fitore e rëndësishme për ish-presidentin, ndërsa ai mbron perandorinë e tij të pasurive të patundshme, që e ndihmoi të hyjë në jetën publike amerikane.

Masa e gjykatës së apelit u dha pak përpara afatit kur prokurorja e Nju Jorkut, Letitia James, e zgjedhur nga radhët e demokratëve, pritej të fillonte procesin e ekzekutimit të vendimit të gjobës.

Ish presidenti Trump, i cili po ndiqte një tjetër seancë gjyqësore po në Nju Jork për një padi penale për pagesën e bërë për të fituar heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë, deklaroi se do ta respektojë vendimin e gjykatës së shkallës së dytë dhe se do të paraqesë me shpejtësi garancinë e kërkuar prej 175 milionë dollarësh, brenda afatit të caktuar.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Aktrimi në politikë s'i shërben të rinjve', Kryemadhi: Jam gladiatore me taka e jo grua burrë! Ka ardhur koha të shoh prioritete të tjera

'Aktrimi në politikë s'i shërben të rinjve', Kryemadhi: Jam gladiatore me taka e jo grua burrë! Ka ardhur koha të shoh prioritete të tjera