Caktohet seanca për rigjykimin e Izet Haxhisë/ Avokati: Do provojmë pafajësinë

Caktohet seanca për rigjykimin e Izet Haxhisë/ Avokati: Do provojmë pafajësinë

Seanca e parë për procesin e rigjykimit të Izet Haxhisë do të mbahet me datë 18 Qershor. Avokati i tij Bashkim Nikolla e quan këtë një betejë të re juridike për klientin e tij në rrugën drejt lirisë.

Ai deklaron se në këtë proces ata do të kërkojnë vërtetimin  e pafajësisë nëpërmjet provave dhe fakteve dhe në fund të kësaj çështjeje do të dalë në shesh e vërteta ashtu siç është.

Pas rihapjes së kësaj dosje, më 18 Mars të këtij viti avokati i Haxhisë, deklaroi se do të kërkojë lirimin e tij si dhe ballafaqimin me dëshmitarin e parë Sali Berishën që në atë kohë ka qenë President.

Pjesë e dëshmitarëve që kërkohen të pyeten lidhur me këtë dosje janë 44, mes tyre edhe ish kryeministri Fatos Nano, ish kreu i SHërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ish-kryetarja parlamentit Jozefina Topalli dhe shumë gazetarë e politikanë të kohës.

Haxhia u dënua në prill 2002 nga Dhoma Penale Tiranë e më pas në qershor 2002 nga Apeli me 25 vite të formës së prerë në mungesë për vrasjen e ish deputetit demokrat Azem Hajdari.

Përballja gjyqësore nisi së pari në Gjykatën e Tiranës aty ku gjyqtari Besnik Hoxha pranoi kërkesën e Haxhisë për rivendosje në afat.

Ndërsa këtë të hënë tre gjyqtarët e Krimeve të Rënda Dhimitër Lara, Nure Ndreni dhe Sokol Binaj vendosën të prishin dy vendimet që kishin dënuar Haxhinë për ta rihapur procesin me një tjetër trup gjykuese në Shkallën e Parë.

Ish-lideri i dhjetorit '90 dhe lëvizjes studentore, Azem Hajdari u vra më 12 shtator teksa dilte nga selia e Partisë Demokratike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS