Calja nderon Shqipërinë edhe në Botëror, fiton medalje të bronxtë në stilin e shkëputjes

Calja nderon Shqipërinë edhe në Botëror, fiton medalje të bronxtë në stilin e shkëputjes

Briekn Calja, peshëngritësi shqiptar, ka fituar medaljen e bronxtë në stilin e shkëputjes në Botërorin që po zhvillohet në Patia të Tajlandës.

Sportisti shqiptar në provën e parë në stilin e shkëputjes ngriti 151 kilogramë, ndërsa në provën e dytë 156 kilogramë, ç’ka i mundësoi edhe medaljen e bronxtë. Ndërkohë në provën e tretë në stilin e shkëputjes Calja nuk u ngjit në pedanë.

Në stilin e shtytjes Calja arriti të realizonte vetëm provën e parë me 181 kilogramë, ndërsa dështoi në dy provat e tjera me 190 kilogramë. Kjo bëri që peshëngritësi shqiptar në stilin e shtytjes të renditet në vendin e tretë.

Në dygarësh Brikeni I cili garoi në kategorinë 73 kilogramë u rendit në vendin e pestë me 337 kilogramë në total.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët