'Camaj dhe Koliqi agjent', Primo Shllaku: Të reagojë Akademia e Shkencave!

TIRANË- Për shkrimtarin Primo Shllaku, kur zëra të ndryshëm me impakt publik bëjnë interpretime të fakteve, që lidhen me veprimtarinë e figurave me peshë të vendit, institucionet nuk duhet të heshtin. Rasti konkret, që lidhet me botimin e shkrimit të studiuesit Auron Tare "Dritëhije mbi Camajn dhe Koliqin" në “Peizazhe të fjalës”, ku dy shkrimtarët trajtohen si informatorë të agjencive të huaja të spiunazhit, sipas tij kërkon një reagim nga ana e Akademisë së Shkencave. Sipas Shllakut është koha që ky institucion, tanimë i reformuar dhe me një kryetar të ri të tregojë kompetencat e veta, pasi siç ai thekson, një shkrim dhe disa interpretime të fragmenteve arkivore, nuk mund t’i paraqiten publikut, si studim i mirëfilltë.

 “Ai nuk është një studim, por është një koleksionim dokumentesh të deklasifikuara nga CIA, që mund të futet gjithkush, edhe me siguri që Tare ka një lloj hobi të merret me arkivat. Akademia e Shkencave ndodhet e implikuar me apo padashje, përderisa unë i shikoj emrin. Unë jam ndër kritikët e fortë të Akademisë së Shkencave, në kohën që kishte tjetër kryetar, edhe e kam përshëndetur ardhjen e të rinjve. E kam përshëndetur. Por, tani unë po shikoj, edhe më intereson që të di, se çfarë duhani pi kjo akademia e re, ku e ka mendjen?! Unë shikoj se e kanë filluar me sigurimin, por unë e dua fjalën e tyre. Nuk po them se janë gënjeshtra, por unë si studiues i Camajt, e dua mendimin e tyre.”, thotë mes të. tjerash Shllaku.

Faktin, që në mënyrë të përsëritur tentohet të baltosen këto dy personalitete, ai e shikon si të dyshimtë, madje si vazhdë të sulmit që ju bë nga sistemi komunist. Megjithatë, Shllaku mendon se edhe shkrimtarë të tjerë, si Agolli edhe Kadare, duhet t’i nënshtrohen një analize të rreptë.

“Kontributeve letrare të personaliteteve edhe të figurave gjatë Luftës së Ftohtë, duhet që t’i nënshtrohet një analize të rreptë, jo vetëm rreptësisht këta të tre, që kanë rënë sot në fatkeqësi, por të shihen edhe shkrimtarët e realizmit socialist, si Ismail Kadare, Dritëro Agolli dhe Arapi”, thotë Shllaku.

Ndonëse, si njohës i veprimtarisë së Camajt e Koliqit, e përjashton mundësinë e përfshirjes së tyre në aktivitet antikombëtar, ai fton Auron Taren,  e me të edhe studiues të tjerë që këmbëngulin të zbardhet profili politik i shkrimtarëve e figurave të njohura të tjera të hulumtojnë edhe në Arkivat e Francës.

“Nëse është burrë, edhe ka këllqe të forta edhe lidhje të forta. të gërmojë pak edhe në arkivat e Francës. Kaq i them”, përfundon Shllaku.

Deri më tani, mbi këtë debat nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Akademia e Shkencave.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kico: 08/07/2020 14:27

    Cfare trapi ky shllaku. Bravo Auron! Nxirri te vertetat ne diell, pavaresisht se nja pjese te vogel nuk u pelqen

    Përgjigju
  • Papi: 08/07/2020 00:28

    Hahaaa pse kemi akademi ne?

    Përgjigju
  • Arben: 07/07/2020 18:25

    Para disa vitesh A.Tare beri nje shkrim ku thoshte se Ali Pashe Tepelenen e tradhetoi Vasiliqia dmth gruaja e shtate zyrtare e Aliut (jo harremi). Imagjino çfar konspiracioni per shqiptaret kishte zbuluar Auroni, Vasiliqia vrau pashain shqiptaro-turk duke b/p me osmanin Abdulhamid, pasi Ali Pashai do na çlironte nga zgjedha osmane. Ky Tarja (jo ai i Lacios) flet edhe per E.Koliqin dhe M.Camaj qe nuk i njohim ne detaje por qe jane figura madhore properendimore kjo del qarte nga shkrimi i Tares, e sikur keto dy figura na paskan qene antishqiptare dmth agjente te CIAS,fashizmit etj. Nuk do kalojne shume vjet dhe ky Tarja do na e beje Gjergj Kastriotin Skenderbeun agjente te Italianeve dhe Vatikanit, (nuk besoj agjent i serbit sepse historia flet per kurthe serbe ndaj gj.kastriotit) dmth burre i.mire per Taren eshte po qe se je me Sulltan Fatih Mehmeddin e dyte,Sulltan Sulejmanin, apo Erdoganin e sotem qe sikur ka ngrene ndonje pilule gjumi. Prandaj ajo puna me agjente te cias, te fashizmit apo vatikanit, me renien e perandorise osmane dhe perandorise komuniste ka rene biologjikisht si ide edhe si alibi.

    Përgjigju
  • George Gjergji: 07/07/2020 17:53

    Pas shkaterrimit antikombetar te ish-Akademise se Shkencave te Shqiperise jane krijuar dy akadami qe mbahen me rroga te majme (per nivelin e jeteses ne Shqiperi): 1. Akademia e Studimeve Albanologjke me rektor Akademikun Marenglen Verli dhe drjetor te Institutit te Historise Akademikun Beqir Meta. Per fat te keq, ish-kryetari i akademise se vjeter, Akademiku Gudar Beqiraj e hoqi tabelen e vjeter te ish- Kryesise se Akademise se Shkencave dhe porositi nje te re me emrin: "Akademia e Shkencave", ku u emeruan disa nenkryetare e sekretare honorifike te shkencave te perzjera shoqerore e natyrore dhe rreth 20 punonjes sherbimi. Ketij institucioni i drejtohet Primo Shllaku, por kurre nuk ka per te marre pergjigje. Me emerimin e Akademikut te nderuar matematicienit Skender Gjinushi ne krye te ketij institucioni miks, duhej qe, per rrespekt dhe pergjegjesi te Akademise se Studimeve Albanologjike, instutucioni i tij te marre emrin e profilizuar: "Akademia e Shkencave Natyrore te Shqiperise" dhe Primo Shllaku te trokase ne deren e duhur: Akademine e Studimeve Albanologjike".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

PD kërkesë në Apel për shqyrtimin e ‘Vulës’, thirrje Rithemelimit: Dilni publikisht dhe thoni se do pranoni vendimin

PD kërkesë në Apel për shqyrtimin e ‘Vulës’, thirrje Rithemelimit: Dilni publikisht dhe thoni se do pranoni vendimin