Capital T blen pikturën e krijuar nga personat me aftësi të kufizuara

Capital T blen pikturën e krijuar nga personat me aftësi të kufizuara

Capital T

Këngëtari Capital T pas ndihmës që u ofroi të prekurve nga tërmeti I 26 nëntorit, së fundmi ka blerë një pikturë nga ekspozita e fëmijëve me aftësi të kufizuara e ,mbajtur në Handikos të Kosovës.

Në Ditën Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara ai ka marrë pjesë në ekspozitën e zhvilluar në Kosovë.

Pjesë të shtëpisë së tij ai ka bërë pikturën që shfaq një grua me ngjyra.

Kisha nderin dhe kënaqësinë që sot të jem bashkë me personat me aftësi të kufizuara, në shënimin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të tyre.
Me fëmijët dhe të rriturit realizuam fotografi dhe dëgjova hallet dhe kërkesat e tyre, për çka ka nevojë të bëhet shumëçka për ta në Kosovë.
Përshtypje më la ekspozita ‘Stick Up for WoW’, - Women on Wall, ku pashë piktura të mrekullueshme, të punuara nga duart e tyre.
Me këtë rast, unë e bleva një pikturë shumë të bukur, dhe ju ftoj edhe juve që të shkoni në HANDIKOS dhe t’i ndihmoni ata duke blerë pikturat e tyre. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për këtë pjesë të shoqërisë sonë. Gjithashtu në IGTV e keni fjalimin tim aty
“, ka shkruar këngëtari.

Postimi i Capital T

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!