Çarja e rrugës në Borsh, Meta zgjohet me akuza për qeverinë: Një nga kryeveprat e babëzisë, pas 25 prillit fillon llogaridhënia

Çarja e rrugës në Borsh, Meta zgjohet me akuza për qeverinë: Një nga kryeveprat e babëzisë, pas 25 prillit fillon llogaridhënia

Edhe pse ditë e diel, presidenti Ilir Meta nuk ka ndaluar akuzat ndaj qeverisë duke postuar një foto nga rruga e prishur e Borshit, që pësoi rrëshqitje nga shirat e dendur të janarit 2021. Meta shkruan se kjo rrugë është një nga kryeveprat e babëzisë dhe se më 25 prill do të marr fund korrupsioni dhe do të fillojë llogaridhënia.

"Në një nga kryeveprat e babëzisë.  25 Prilli, referendum kundër korrupsionit! Llogaridhënia nis, që në mëngjesin e 26 Prillit", shkruan Meta.

Aksi rrugor Sarandë-Borsh pësoi rrëshqitje gjatë reshjeve të dendura të shiut në janar , ndërsa ARRSH-së edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ngritën një grup të posaçëm për të kryer një auditim për të zbuluar shkaqet e shembjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 11/04/2021 12:47

    Ju te gjithe e shkatrruat Shqiperine, Iliri , Salihu dhe Nano e kan barren e madhe ne shkatrrimin e vendit. LSI eshte parti klienteliste dhe ju jeni nje i paditur dhe i papergjegjshem ne deklarata dhe vepra. Kujdej se koha do te te shkatrroj o Ilir Meta.

    Përgjigju
  • Skrapar: 11/04/2021 11:44

    Eh more ilir qe vodhe floririn e krrabes te gjith edhe tani ne ben moral , mos ki merak se burgu te pret..!

    Përgjigju
  • Kistra: 11/04/2021 11:21

    Ky nuk njeh e respekton asnje norme, kod apo ligj! Nuk di njeriu cfare emri ti veje sjelljeve e veprimeve te tij! I lig po e po, por edhe shume idiot!

    Përgjigju
  • Luli: 11/04/2021 10:40

    Po pse more DALLKAUK me 25 prill ti President do jesh perseri siç je edhe sot. Luftoje babezine e jo te shkosh te besh foto si rrugaç por ushtro detyren qe ke (jo ate te kryetarit te opozites) te PRESIDENTIT qe betohet mbi kushtetute (pa prekur gje te keqe per nazar)

    Përgjigju
  • Vlora: 11/04/2021 10:22

    Na fol pak per ata te arrestuar per vjedhje votash ne puke. Lere kete se eshte me e rendesishme ajo se po presim tu presesh doren atyre apo ndrron muhabet

    Përgjigju
  • Unonessuno: 11/04/2021 10:15

    O Liro me duket se keto jane ato Autostradat si Gjermania kur zotrote qeverisje me qoftlargun e 21 janarit... rrumpalle president!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, IKMT aksionin për shembjen e 11 beach bareve gjatë bregdetit në Velipojë

Shkodër, IKMT aksionin për shembjen e 11 beach bareve gjatë bregdetit në Velipojë