Carla Del Ponte: SHBA, na ndalonte të hetonim UÇK-në! Për rastin e Ramush Haradinajn, më telefonoi Madeleine Albright

Carla Del Ponte: SHBA, na ndalonte të hetonim UÇK-në! Për rastin e Ramush Haradinajn, më telefonoi Madeleine Albright

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Carla Del Ponte, në një intervistë për “Der Spiegel“, ka treguar një rast kur ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright e kishte telefonuar për t’i kërkuar të tregohet e kujdesshme me hetimet ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“ është e vërtetë që SHBA nuk donte të hetonte në lidhje me krimet e luftës në Kosovë, për arsye politike. Ne kemi pasur shumë vështirësi në hetimin e ushtarëve të UÇK-së, sepse SHBA na ndalonin”, tha Del Ponte.

E pyetur drejtpërdrejt nëse politikanët amerikanë i thanë që të mos i hetonte kosovarët, Del Ponte përmendi një rast kur Albright, siç thotë, i kishte kërkuar të bënte kujdes.

“Jo, sepse atëherë mund të ankohesha në publik. Por Madeleine Albright, e cila ishte sekretare e shtetit në atë kohë, më tha në telefon: Carla, ngadalë, ngadalë. Bëj kujdes me ish-komandantin e UÇK-së Ramush Haradinaj, përndryshe mund të ketë trazira në Kosovë”, tha Del Ponte.

Në intervistën e saj Del Ponte foli edhe për ndjekjen penale të kasapit të Ballkanit dhe të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç.

“E vetmja gjë që më befasoi ishte mënyra se si ai i mori në pyetje dëshmitarët gjatë gjyqit. Shumë prej tyre ende e panë presidentin te ai dhe ishin frikësuar. Ai madje bëri që disa prej tyre të tërhiqnin dëshmitë e tyre”, tha Del Ponte.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët