Carlo Bollino: Katër rreshta të miat për Fatos Nanon që ende pas 25 vjetësh Berisha nuk i gëlltiti

Carlo Bollino: Katër rreshta të miat për Fatos Nanon që ende pas 25 vjetësh Berisha nuk i gëlltiti

Kthimi i papritur në ekran i Fatos Nanos dhe historia e të kaluarës së tij politike dhe burgosjes në burgjet '' demokratike '', kanë çuar mijëra shqiptarë mbrapa në kohë. Unë personalisht u ktheva në vitet e mia të para në Shqipëri si gazetar dhe në fillimin e luftës së egër me shpifje nga Sali Berisha dhe familja e tij PD që më përndjek deri sot. Origjina e konfliktit ishte një artikull me 4 rreshta që unë botova në "Gazeta Shqiptare" (që në 1993 unë kisha themeluar për llogari të një botuesi italian) në të cilin thjesht raportova se prokurori i Romës kishte mbyllur një pjesë të hetimit të Levant Co, e njëjta histori për të cilën prokurori i familjes së Sali Berishës mbante Fatos Nanon në qeli. Unë e kisha takuar vetëm një herë Fatos Nanon para arrestimit të tij, por ato 4 rreshta ishin të mjaftueshme për me etiketuar që atëherë e tutje si "shoku i Fatosit" dhe rrjedhimisht i blerë apo i korruptuar prej tij.

Fatos Nano ishte në ato vite kryetari i opozitës, të cilin qeveria e Sali Berishës e kishte arrestuar me akuzën e korrupsionit (për ta kuptuar më mirë njëri-tjetrin, sikur sot Edi Rama të fusë në burg Lulzim Bashën!). Faji im, si gazetar, kishte qenë se shkruaja lajme që vinin nga jashtë, por që mund të dukeshin si mbrojtje të Fatos Nanos. Sipas kulturës "demokratike" të Sali Berishës, një media që i lejon vetes të shkruajë një fjalë për një lider të opozitës në burg është një armik për t'i mbyllur gojën. Sipas tij, drejtësia dhe pavarësia nënkuptojnë që kundërshtarët, ose gazetarët kritikë, duhet të asgjësohen me çdo mënyrë, sepse Berisha (diktatori i fundit në Ballkan ende aktiv në politikë) nuk toleron pluralizmin e ideve. Nano u burgos, kolegë të tjerë (shumë nga Koha Jone) u përndoqën dhe u arrestuan, unë u dëbova nga vendi. Ndërkohë të gjithë të tjerët, duke përfshirë shumë nga "analistët" që sot pretendojnë të japin mësime demokracie në sallonet televizive, jetuan të lirë dhe të lumtur në ato vite, sepse ata zgjodhën të kënaqin demokracinë diktatoriale të Sali Berishës. Ata ishin de-fakto bashkëpunëtorët e tij.

Kuptoj kundërshtimin që sot militantët e PD do të jenë të gatshëm të ma shpalosin: Po kanë kaluar 25 vjet! Po, eshtë e vërtetë, kanë kaluar 25 vjet, por pyetja e saktë për të bërë është: a ka ndryshuar Sali Berisha në këto 25 vjet? A kanë mësuar Partia Demokratike dhe udhëheqësit e saj të respektojnë pluralizmin e ideve? Si reagojnë sot Basha dhe njerëzit e tij (të cilët u rritën sipas modelit dhe nën urdhrat e Berishës) nëse një gazetar guxon t’i kritikojë ata? A përdorin ende ata shpifjen, gënjeshtrën dhe kërcënimin si një armë politike? Dhe nëse Edi Paloka (numër dy i partisë) fillon fushatën e tij elektorale duke i ''sugjeruar'' Edi Ramës që të ikë në Turqi të nesërmen e fitores së tyre elektorale (hipotetike) më 25 Prill, kjo do të thotë që sjellja e PD ndaj opozitës ka ndryshuar?

Ndoshta kjo nuk ka rëndësi për rrethin e vogël të militantëve të partisë, por për pjesën e madhe të elektoratit liberal dhe të moderuar (që është pjesa vendimtare e popullit për të fituar ose humbur zgjedhjet) kjo ka shumë rëndësi. Vetëm kur mungon kujtesa, historia është e gatshme të përsëritet. Kjo është arsyeja pse çdo deklaratë, çdo gjest dhe çdo njeri që kujton të kaluarën e këtyre ish-pushtetarëve është një dhuratë për Edi Ramën dhe një ndihmë për të fituar edhe mandatin e tretë.

xy/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • genti: 06/02/2021 11:31

    O asl NANO KA MARRE SHPERBLIMIN DHE ESHTE SHPALLUR I PAFAJSHEM. po demokracia jone ku ka shkuar dhe ku e ka cuar vendin keto 30 vjete . kete a mund ta shojne intelektuaket tane si qim peka

    Përgjigju
  • asl: 06/02/2021 09:21

    N.q.s z.Nano u fut ne burg pa te drejte le te rihapet dosja,sepse kane ndryshuar gjykatesit dhe mendoj se ka drejtesi,ne te kundert te mbaj vendin ku eshte.Ka bythe Fatos Nano ta çoje Sali Berishen ne burg,n.q.s po e ben kete atehere jo president por dhe mbreti i Shqiperise te behet.

    Përgjigju
  • Iris: 06/02/2021 02:07

    Se sa ka mesuar PD te respektoje mendimin ndryshe dhe pluralizmin, e tregon fakti si u sollen ndaj gjithe atyre deputeteve qe vendosen te mos digjnin mandatin,ose atyre qe zune vendet e lira te lena bosh ne parlament;i mohuan,i shane e i perjashtuan te gjithe.Por besoj, e gjithe politika shqiptare,e te gjitha kraheve,vuan ende nga ky zakon i trasheguar nga komunizmi dhe heret a vone nxjerr koke.Kemi nje rruge te gjate qe te mesohemi ne rradhe te pare me /tolerimin e mendimit/ si koncept,pastaj me /pluralizmin e mendimit/.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 05/02/2021 23:08

    Z.BOLINO.JE NJËSH NË SHQIPËRI.SHYQYR QË KE SHPË5UAR DERI TANI NGA XHEBRAILI SALI.MEGJITHATE RUHU. -F.NANO JA NXORI BOJËN ATIJ DHE LIKES.KËTË HERË NUK U PËRMËND LULI.KA KOHË.SB DHE IM MË MIRË TË VDEKUR SE TË GJALLË.ATA MORËN NË QAF VËNDIN PËR 30 VITE.POR MILITANTËT E KAMUR PREJ TYRE NDONSE JANË BËRË KUFOMA,DUAN GJAK NË 25 PRILL.POPULL RUHU.JI VIGJILENTË.RESPEKTE PËR JU..!

    Përgjigju
  • Tami: 05/02/2021 20:54

    Respekte per kete gazetar brilant, teper profesional dhe me shume dinjitet. Gazetar trim dhe kurajoz. Nder i madh per Shiperine te kete Z. Bollino , leksion per gazetarine mediokre shqiptare. Ju lexoj me kenaqesi, ju falenderoj!

    Përgjigju
  • Realitet: 05/02/2021 17:43

    Karllo Bollino je një gjigand i gazetaris. Je një intelektual me shum vlera. E mbi të gjitha je Burr trim. Respekt për ktë njeri korekt që lufton për drejtësi e pastërti më shum se Shqiptarët. Për tē mirën e Shqiptarve e ky Burr i madh thot gjithmon të vërtetën siç është. Respekt,respekt për Burrin e madh Karllo Bollino.

    Përgjigju
  • fieri: 05/02/2021 14:37

    Tani do e bejme president apo jo? qe duket qe Kryeministri jone po perdor cdo mundesi per mandatin e 3 eshte e qarte , qe dhe do e ket eshte e ditur. se do jet dicka pozitive ose negative eshte per tu pare. mjer shqiperia per opoziten qe ka . vetem ketu ndodhin qe opozita te jet me e kurruptuare se pozita. respekte

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 05/02/2021 14:28

    Rama eshte projeksion i Vitit 2030 Basha Berisha Meta & CO ne Lane ku derdhen zorre qensh.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 05/02/2021 14:26

    Karlo, ke shume te drejte cfare shkruan ne artikull. Por nje gje eshte e papranueshme sot: Berisha, Basha, Meta, etj., te gjithe jane te korruptuar dhe kete e dine gjithe shqiptaret, e megjithate ata nuk mbajne asnje pergjegjesi per cfare kane bere dhe vazhdojne te luftojne te rimarrin drejtimin e shtetit. Ndoshta edhe Rama me shoket e tij eshte pak i zhytur ne shkelje te ligjit. Deri kur ata dhe cdokush qe shkel ligjin te denohet, ky vend do te vuaje ne varferi.

    Përgjigju
    • Fieri: 06/02/2021 06:02

      Po kjo esht e verteta me e madhe

    • emri: 05/02/2021 19:20

      keta aktore politike jane anet me te zeza te shqiperise (perfshi dhe Nanon). Sot eshte mik me kedo e i ecin mire punet e tij sepse nuk i prish pune njeriu. sidoqofte eshte mire ti maresh mend Nanos, sepse e di qe eshte njesoj kur vjen puna se si po udhehiqet shqiperia sot.... njesoj si me pare e ne mos me keq.

    • Filma: 05/02/2021 17:57

      Ndoshta thotë, lot.

  • Shqipëria: 05/02/2021 14:26

    Berisha, Berisha, Berisha, nese kjo është strategjia, ka dështuar pa filluar, idetë, ne 8 vjet ca u be? Jemi me te pasur, arsim, mjekësi, siguri, rend jane me te mira.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri