Carlo Bollino Kryemadhit: Unë bëra dy muzeume, jo vila e pallate si ju

Carlo Bollino Kryemadhit: Unë bëra dy muzeume, jo vila e pallate si ju

Sa është pasuria e Monika Kryemadhit dhe familjes së saj? Çështja u ngrit mbrëmë  gjatë emisionit "Open" të drejtuar nga Eni Vasili në Top Channel. Kryetarja e LSI (njëkohësisht bashkëshorte e Presidentit të Republikës Ilir Meta), që në nisje të emisionit kushtuar post tërmetit sulmoi tre nga katër gazetarët e pranishëm në studio: e nisi me Eni Vasilin, pastaj me Carlo Bollinon, pastaj me Alban Dudushin dhe në fund me Besar Kadinë, duke kursyer nga kritikat mbi sjelljen e mediave vetëm Neritan Sejaminin, i cili kishte meritën të mos e kritikonte.

Pas një sërë sulmesh personale drejtuar gazetarëve, nisi një përballje direkte mes Carlo Bollinos dhe Monika Kryemadhit. Bollino u shpreh i habitur se si Monika Kryemadhi, e konsideruar si një nga politikanet më të pasura në vend të kishte kurajo t'u jepte leksione morali dhe etike të gjithëve, edhe mediave  që nuk kanë asnjë përgjegjësi për menaxhimin e emergjencës së tërmetit. "Eshtë e vërtetë që jam e pasur, - u përgjigj Monika, - por ti Carlo je më i pasur se unë". Dhe këtu Monika shpiku pa asnjë problem se Bollino fitonte 10 milionë euro në vit nga biletat e Bunk-Art. "Nëse unë do të kisha gjithë ato para - u shpreh Bollino  - do të ndërtoja edhe unë si ju një vilë me 20 banjo dhe do të dërgoja edhe unë fëmijët e mi të studionin në Angli".

"Në të vërtetë unë kam ndërtuar vetëm dy muzeume - shtoi Bollino - dhe jo vila e pallate si zonja Kryemadhi. Lajmi i mirë që vjen është se që nga sot qeveria zvicerane ka vendosur të bëjë transparente llogaritë bankare të qytetarëve shqiptarë që kanë depozituar paratë e tyre në Zvicër, dhe kështu, më në fund, do të mund të zbulohen pasuritë e shumë politikanëve. Ndërsa sa i takon kategorisë sime, prej vitesh kërkoj që të hetohet origjina e pasurive me të cilat janë ndërtuar mediat në Shqipëri, përfshi edhe pasuritë e politikanëve natyrisht"

Në debat ndërhyri dhe Alban Dudushi, i akuzuar nga Monika Kryemadhi se merr 50.000 lekë në vit si anëtar i bordit të një agjencie shtetërore për shoqërinë civile: "Për aq sa fitojmë ne gazetarët duhet t'i përgjigjemi vetëm zyrës së taksave,  - tha Dudushi, - ndërsa për atë që fitoni ju politikanët, duhet të bëni transparencë edhe përballë opinionit publik".

Sa i takon vilës së saj luksoze në Gjirin e Lalzit, Monika Kryemadhi deklaroi se e ka ndërtuar me "këmbim malli" (clering) dhe Bollino i kërkoi të mësonte se pse, meqë në këtë periudhë është e pabanuar, nuk e vë në dispozicion të familjeve të mbetura pa shtëpi nga tërmeti. "E kam vënë. E kam vënë", u përgjigj Kryemadhi. Por nga një verifikim i bërë sot në terren, vila e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Gjirin e Lalëzit rezulton e mbyllur.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bela: 15/12/2019 21:58

    DOREZO pasurine qe I ke marre shqiptareve moj kryehajdute ,,,,

    Përgjigju
  • Roza: 14/12/2019 20:03

    Je I madh fa are Bolino! Te jene edhe Te tjeret sa gjysma jote.

    Përgjigju
  • Dibra: 14/12/2019 16:28

    As 20 banja s'ia heqin dot eren e stalles nga doli

    Përgjigju
  • E**A**: 14/12/2019 13:31

    Eshtë bo si kal i tërbum, me pas frikë me i thon mirmëngjes se kushedi si të kthehet. E ka ba bashkëshortin gazin e botës. E vetmja kënaqësi që merr i gjori asht kur ban ciu ciu pas golit të celtikut. Hail, hail mr. president. Once a celtics always a celtics. Hail, hail.

    Përgjigju
  • Luli: 14/12/2019 10:01

    Mos Carlo, mos se eshte gjynah...Shyqyr qe doli nje gazetar dhe t'ja thote ne sy kesaj nuse lale qe ka vile me 20 banja. Avash avash po kristalizohet ne popull imazhi i peshtire prej hajduti i ciftit Kryemadhi - Meta. Gazetaria po e thote fjalen e saj, tani presim qe drejtesia te thote te veten. Nese denohet si e meriton ky cift shushunjash atehere do themi se shqiperia ka bere disa hapa para dhe ka ende shprese.

    Përgjigju
  • Meti: 14/12/2019 09:45

    Degjo! Po te kishe dhe ti vila dhe pallate si kjo hajdutja nuk te prekte njeri. Te sulmon se je ndryshe. E ke degjuar kete te sulmoje Irfanin e saj te dashur me gjithe grabitjet qe ka bere? Ju sulmon juve per punen e paster qe beni sepse ky eshte thelbi miku im dhe kjo eshte diferenca. Ne Shqiperi nga nje ane jane njerezit e punes dhe nga ana tjeter hajdutet. Sejamini i Berishes nuk eshte si ty. Ai eshte ne anen e Mones sa per te dhene nje shembull. Mos u terhiqni pavaresishte baltes. Njerezit jane me ty

    Përgjigju
  • Drejtesia: 14/12/2019 09:35

    Carlo Bollino gjithmone e verteta eshte e hidhur dhe nuk eshte vetem Monika me 10 banjo e me femijet ne Angli por jane shumica e politikaneve.Fatkeqsisht regjimi diktatorial na beri qengja dhe k nuk e kemi kuptuar qe nje moment duhet te vene te gjithe atje ku e meritojne.

    Përgjigju
  • Ema: 14/12/2019 07:52

    Zoti Bollino shqiptaret dhe kjo redaksi ku ju punoni jan me fat qe te kan po per Moniken e gjith kazanin je hal ne gryk. Monika e gjith politica kan nga dhjet shtepi dhe asnje nuk dhan per te prekurit nga termeti po ne shqiptaret kemi nje thenie “ qent le te lehin karvani shkon perpara “ dhe ju keshtu duhet te beni mos u merrni me kucedra

    Përgjigju
  • meri: 13/12/2019 21:41

    Dihet qe,Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta jan te vetmit bashkshort qe meren me"politike"prej 30-vjetesh,e kan pastruar mire Shqiperin dhe shqiptaret duke i vjedhur,dhe deri me sot nuk ka guxuar njeri te i'a thot ne sy.Sikurse gjerat po ndryshojne dhe( shpresojme qe haku te shkoje tek i zoti),kan filluar te hidhen ne kundesulm per te justifikuar vjedhjet,por per fat te keq ka akoma qe i'u besojne mashtrimeve te ketyre hipokriteve.

    Përgjigju
  • taku: 13/12/2019 21:33

    femer baxhelle

    Përgjigju
  • O tej: 13/12/2019 21:25

    Karlo pse merresh me ket bachellen?

    Përgjigju
    • Tani: 14/12/2019 10:10

      Në fakt ajo u mor me Karlon, dhe Karlo thjesht iu kundërpërgjigj. Janë kërcënime të cilat duhet të përfundojnë me denoncime nga ana juaj z. Karlo. Problemi i Kryemadhit është se s'është hetuar dhe ndëshkuar asnjëherë nga institucionet e akuzës shqiptare. Populli shqiptar reagoi në protesta masive kundër vjedhjeve kolosale që u filmuan kundër të shoqit të saj. Dhe Berisha vrau 4 qytetarë shqiptarënë bulevard për të mbrojtur bashkëpunëtorin e tij në vjedhje, por sigurisht edhe vetveten. Problemi është se Rama na e bëri President hajdutin Meta, dhe shumica që kur ka marrë pushtetin nuk ka treguar dhe nuk po tregon vullnet të vërë para përgjegjësisë vjedhësit dhe kriminelët e këtij kombi. Fatkeqësisht shumica deklaron se "qeveria nuk arreston" por nuk heziton të nxjerrë akte administrative për të bërë të mundur sekuestrim të pasurive të qytetarëve dhe arrestim të tyre, që duhet të deklarojnë si i kanë bërë këto pasuri, por nuk bën akte të tilla për vetveten, për shumicën dhe opozitën. Dhe këtu kemi të bëjmë me standarde të dyfishta të cilat nuk të mbajnë gjatë në pushtet. O me ta, o kundër tyre, rrugë të mesme nuk ka. Thoni që ja do merret SPAK me ta...JO, JO bëni Veting për vetveten nëse jeni të moralshëm dhe doni drejtësi për atë vend, por keni frikë se ky Veting do t'ju çojë minimalsht në pension dhe maksimalisht pas hekurave.

  • Artan: 13/12/2019 20:45

    Karlo Karlo pse nuk te njohim kush je? U bere 30 vjet ne Shqiperi dhe cfare nuk te thane kermat e provinces mo te quajten mafioz, mo trafikant, mo spiun, je fat per kete vend djale i mbare, se nuk frikesohesh tua thuash ne sy. Me Berishen perballe kur do te te shohim se kjo as per te pastruar kepucet e tua nuk vlen. Je njesh njesh

    Përgjigju
  • Tepsija e leprit: 13/12/2019 20:11

    Kafsha kur zbarkoi ne Tirone nga skamja e krundet e stallave te Dibres kishte vetem nje pale breke bezeje dhe mustaqe egersirash. Nje pulover trikotazhi Korce me rombe qe e vishte nga e hena ne te shtune. Kur ra ne para bashke me kete kafshen e çepanit u ngjizen e gjithe familja me mbipeshe, helbete fshatare qe nuk kishin ngopur zorren me buke. Pastaj u hap oreksi per linja normale trupi e plastike, edhe pse desh e vdiqen nga kilet. Operuan stomaket prej bagetie dhe u sulen te ngushtojne nofullat prej kali. Vune ...silikoni, gjysem milioni euro te blinte sorollopi i katundares me gjenetike bagetie feminilitetin e mohuar prej Homo Sapiensi. Gjithsesi e kote. Milionat nuk e kthejne derrin ne njeri as ne nje 1 milion vjeçar. Bishti qenit bisht qeni mbetet.

    Përgjigju
    • hahahah: 14/12/2019 14:47

      hahahahahahha i madh fare si ua ke gjetur fiks

    • NoMore: 13/12/2019 23:39

      Pse kaq mllef ndaj bishtit te qenit qe arrin ta krahasosh me keto semundje te kohes ku jetojme te trasheguara nga depot e pista komuniste?Asnje resht se ke keq dhe ky eshte realiteti.

    • Flori: 13/12/2019 21:17

      Spot on

  • MONIKA E DISKRETITUAR: 13/12/2019 19:57

    Shikojeni mor Shqiptar se sa e diskretituar është kjo fshatare me intelkt 0. Më në fund e pranoi që ka pasuri prallore. Po si e vuri kjo ktë pasuri ? Se në të gjith Shqiptarët ishim pa brek në kohën e komonizmit. Pra thjesht kjo dhe i shoqi ktë pasuri e kan vën me vjedhje e si pasuri e till duhet të kthehet popullit mbrapç. E shikoni ktë sa e pa turp që është kjo fshatare ordinere. Mjer Shqipria me të till politikan si mona.Zoti e bekoft Shqiprin e mart hak për Shqiptarët.

    Përgjigju
  • FATMIRI: 13/12/2019 19:02

    FEMER RRUGAÇE E PA EDUKAT

    Përgjigju
    • Raul: 14/12/2019 16:26

      Kjo është particka fashiste lesheli dhe femra më e urryer në Shqipëri dhe në planet. Shikoni si i ka vrimat e hundës sikur të ishte hundë luani, erdhi me breke me arna tani ka bërë vile me paret e popullit dhe banjo për macen. Nafije Dybeku Baxhella që ka plagjiature ka rreth vetes një tufë sharebajgash si Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari dhe Nora Bythderrja gjithollog'ja surratgerdalla njerëzit me të urryer të leshitdhise që vdiq me 30qershor.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë