Carlos Tevez me urgjencë në spital pas dhimbjeve në gjoks

Carlos Tevez me urgjencë në spital pas dhimbjeve në gjoks

Carlos Tevez

ARGJENTINË - Ish ylli i Manchester United dhe Manchester Cityt, Carlos Tevez është shtruar në spital pas dhimbjeve në gjoks.

40 vjeçari, një nga 14 futbollistët që ka luajtur për të dyja skuadrat e Manchesterit e kaloi natën në një klinikë në lagjen "Shën Isidori" në Buenos Aires pasi kërkoi ndihmë mjekësore.

Ai do t'i nënshtrohet testeve të tjera sot në një spital tjetër. Klubi ku është trajneri Tevez, skuadra argjentinase Independiente konfirmoi praninë e tij në spital brenda natës pasi tha se rezultatet fillestare kishin qenë "të kënaqshme".

Raportet lokale i kanë lidhur problemet me stresin. Tevez ende nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar.

“Trajneri ynë, Carlos Tevez, shkoi në spitalin "Shën Trinia" me dhimbje gjoksi. Ata kanë kryer testet përkatëse dhe kanë qenë të kënaqshme. Sot ai do të vazhdojë me një sërë analizash të planifikuara paraprakisht si pjesë e një kontrolli të përgjithshëm”, thuhej në njoftimin e parë të klubit Independente.

Sipas raporteve nga Argjentina, Tevez vuan nga presioni i lartë i gjakut dhe nuk përjashtohet një ndërhyrje kirurgjikale pasi kjo është hera e disatë që diçka e tillë i ndodh ish-sulmuesit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu