CAS vendos drejtësi! Shqipëria 
3 pikë në tavolinë ndaj Serbisë

CAS vendos drejtësi! Shqipëria <br />3 pikë në tavolinë ndaj Serbisë
Pritja e gjatë ia vlejti. CAS bëri drejtësi për ndeshjen Serbi-Shqipëri duke i dhënë Kombëtares së futbollit 3 pikët. Gjykata e Arbitrazhit sportive bëri një kthesë të madhe të vendimeve të dhëna më parë nga komisionet e UEFA-s. Në faqen zyrtare, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv sqaron vendimin marrë ku theksohet se ankimimin e FSHF-së e ka pranuar pjesërisht në argumentin që komisionet e UEFA-s e quanin refuzim të Shqipërisë për tu rikthyer në fushë.

CAS argumenton:
Në përputhje me vendimin e UEFA-s që i jep humbjen Shqipërisë bazuar mbi refuzimin e supozuar të palës shqiptare për tu rikthyer në fushë pasi ndeshja është ndërpresë nga gjyqtari në minutën e 41-të kur në fushë u hodhën fishekzjarre nga tifozët serbë. Pas kësaj ndërprerje kanë ndodhur edhe incidente të tjera ku rreth 15 tifozë serbë kanë pushtuar dhe kanë sulmuar lojtarët shqiptarë.

Megjithatë pas provave të administruara CAS sqaron :
Paneli i Gjykatës së Arbitrazhit nuk mundi të gjejë prova që lojtarët shqiptarë kanë refuzuar të rikthehen në fushë pasi nuk ka pasur një urdhër të arbitrit për tu rikthyer në fushë. Paneli i CAS nuk mundi të vërtetonte se arbitri tu ketë lëshuar një urdhër të qartë lojtarëve për të rifilluar lojën.

Serbët pretendonin se gjithë ajo mizori ndodhi për shkak të dronit por CAS i gjen fajtorët:
Paneli i arbitrazhit konstatoi se ndërprerja e ndeshjes dhe braktisja e lojës u shkaktua nga mangësitë e organizatorëve si dhe aktet e dhunës ndaj lojtarëve shqiptar u ushtruan nga tifozët serbe dhe punonjësit e sigurisë. Kështu që Federata serbe është përgjegjëse që ndeshja nuk u luajt e plotë dhe në bazë të nenit 27.01 të Rregullores së UEFA-s CAS vendos që ndeshja të përfundojë me rezultatin 0-3 për Shqipërinë.

Arbitrazhi bën përgjegjëse FSHF për dronin me simbole nacionaliste dhe le ne fuqi gjobën 100 mijë euro. Ndërsa për Serbinë CAS lë në fuqi sanksionet qe dha komisioni i Disiplinës në UEFA. Në këtë mënyrë Serbisë i hiqen 3 pike nga klasifikimi duke përfunduar e fundit në grup me minus 2 pikë. Plus lihen ne fuqi dy ndeshje pa tifozë dhe gjoba 100 mijë euro.
 
Pas vendimit të CAS Shqipëria ngjitet e dyta në grup me 10 pikë së bashku me Danimarkën me një golavarazh 5 plus. Për më shumë që momentalisht kuqezinjtë janë edhe e treta me e mire ne grupet kualifikuese çka shton mundësinë e një kualifikimi direkt në Europian.
 
Drejtësia u vu në vend, tre pikë për Shqipërinë është koha të hapet shampanja.



TE GJITHA REAGIMET PER VENDIMIN E CAS
 
Ora 12:45 Meta: Vendimi na lehtësoi nga dhimbja e padrejtësisë
Vendimi na lehtësoi nga dhimbja e padrejtësisë-kështu ka nisur reagimi i kryeparlamentari Meta lidhur me vendimin e sotëm të CAS-it që i dha fitoren me 3 pikë Shqipërisë 

Në daljen e tij për mediat uroi kombëtaren, lojtarët dhe trajnerin DeBiasi për fitoren ndaj Serbisë.

Padyshim që ky vendim na jep një gëzim të jashtëzakonshme. Na lehtëson nga dhimbja që shkakton padrejtësia politika dhe urrejtja kur ndërhyjnë në fushën e lojës ashtu siç ndodhi në Beograd. Me shumë qetësi shumë këmbgulje mos e humbni asnjëherë besimin tek drejtësia”-tha Meta

Ora 12: 30 Tahiri: Fitore 3-fish…edhe për Serbinë
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri e ka quajtur fitore të trefishtë për kombëtaren tonë, vendimin e CAS-it. Fitorja e parë është për ekipin kuqezi, fitorja e dytë sipas Tahirit, - është ajo ndaj padrejtësisë, dhe së treti, -shton ministri, - edhe serbët dolën të fituar. Me këtë ministri Tahiri, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë nënkupton se ky vendim shërben si një mësim edhe për Serbinë, veçanërisht tifozëve për të mos u treguar më racist dhe të dhunshëm.
 
“Fitore 3fish, per futbollin, per kombetaren tone, fitore ndaj padrejtesise se deritanishme. Fitoi edhe skuadra Serbe, sigurisht. Fituam te gjithe. #‎forcakombetarja ‪#‎forcacuna “, shkruan ministri në rrjetin social Facebook.

Ora 12:00 Berisha: Triumf i drejtësisë ndërkombëtare
Triumf të drejtësisë ndërkombëtare e ka quajtur ish-kryeministri Berisha vendimin e CAS. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se me këtë vendim u vendos drejtësia për ekipin tonë kombëtare të cilët u bënë pre e albanofobisë, thotë deputeti demokrat, - në stadiumin e Beogradit.

"Një fitore për t'u përshëndetur, triumf i drejtësisë ndërkombëtare! Të dashur miq, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv bëri drejtësinë, i dha tre pikët ekipit tonë kombëtar për ndeshjen e ndërprerë nga albanofobia në stadiumin e Beogradit. Ky është një vendim i madh për të drejtën, ekipin tonë kombëtar dhe të gjithë shqiptarët. Urimeee!!! sb"
 
sali berisha

Ora 11:40
Veliaj: Më në fund drejtës, 3 pikë për ëndrrën Euro 2016
Edhe kryebashkiaku i ri i Tiranës Erion Veliaj nuk ka mundur t’i rezitojë pa një koment vendimit të CAS në favor të Shqipërisë për ndeshjen me Serbinë.
 
“Më në fund, drejtësi për Kombëtaren Kuqezi! 3 pikë për ëndrrën‪#‎Euro2016‪#‎ForcaShqiperia”, - shkruan Veliaj në rrjetin social Facebook. 

kombetare


Ora 11:35
Nikolla: Shqiptarët nuk u zhytën në urrejtje, Drejtësia u vendos!

Ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka dashur të evidentojë durimin e shqiptarëve për të pritur drejtësinë në vendimin e CAS.
 
Sipas saj, nga mbrëmja e tetorit kur ndeshja Serbi-Shqipëri u ndërpre pas thirrjeve raciste në kor kundër kuqezinjve, shqiptarët nuk ranë në dëshpërim e urrejtje.

Urime të gjithëve se është një ditë e lumtur sot. Të gjithë bashkë, çdo shqiptar ka lobuar fort për mbrëmjen e 15 tetorit, duke besuar fort në drejtësi, në vlerat e të vërtetës që sporti promovon. Çdo shqiptar nuk u zhyt në urrejtje, por besoi fort te drejtësia evropiane e cila sot dha verdiktin për Shqipërinë.  Unë besoj fort te djemtë e kombëtare, te trajneri i kombëtares, besoj se do na bëjnë krenar me lojën e tyre, kanë treguar çdo ditë e më shumë që kombëtarja shqiptare do të eci përpara me renditjen”, u shpreh ministrja Nikolla për A1 Report. 



Me heret ministra Nikolla shkroi nje status ne FacebooK: “Nga mbrëmja e 15 tetorit pa rënë në mllef, urrejtje, dëshpërim, por pa heshtur e duke besuar fort në drejtësi e FairPlay! ‪#‎ForcaShqipëria

nikolla

Ora 11:30 Basha: Fitore e të vërtetës mbi padrejtësinë
 
“Fitore e te vërtetës mbi padrejtësinë. Përpara shqipe!”. Këto fjalë ka zgjedhur lideri i opozitës Lulzim Basha për të shprehur entuziazmin për vendimin e CAs që i dha fitoren kombëtares. Bashkë me këtë shkrim, kreu demokrat Basha ka postuar ne rrjetin social Facebook edhe një foto të kombëtare. 

kombetarja

Ora 11:15 De Biazi për A1 Report: Jam i kënaqur, u vendos drejtësia
Në të parin prononcim televiziv dhënë për A1 Report pas vendimit të CAS, trajneri i kombëtares sonë Giani De Biazi, tha se me dhënien në tavolinë të 3 pikëve për Shqipërinë, u vendos drejtësia. Ai tha se e priste këtë vendim dhe se e besonte që drejtësia do të shkonte në anën e duhur. 



Ora 11:08 Nishani: Urime Ekipit Kombëtar. Përpara.
Me një foto mes futbollistëve të kombëtares kuqezi, kreu i shtetit Bujar Nishani ka uruar ekipin për fitoren në tavolinë të ndeshjes me Serbinë. “Urime ekipit kombëtar. Përpara!”, - shkruan presidenti Nishani. 

bujar nishani


Ora 11:08 Prodani për A1 Report: Më në fund drejtësi! CAS mori parasysh koret raciste
Më në fund fitoi drejtësia. Me emocione të forta gëzimi për vendimin e CAS, ish-sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit Shqiptare sqaroi në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike për A1 Report argumentet e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv që çuan në dhënien e 3 pikëve në tavolinë për Shqipërinë në ndeshjen me Serbinë.
Shqipëria nuk mundi të marrë fitoren në dy vendimet e para nga UEFA dhe Apeli i UEFË-s. Ndryshimi në CAS, tha Prodani, - erdhi pasi kjo Gjykatë mori në konsideratë koret raciste që tizofër serbë i drejtuan futbollistëve të kombëtares sonë ndërsa luanin në fushën e blertë në stadiumin “Beograd”, por edhe gjatë fillimit të ndeshjes.
 
“Ndihem i emocionuar, është një fitore e gjithë futbollit. Ishte një kalvar i gjatë vendimesh e surprizash, megjithatë në fund fitoi drejtësia dhe jam shumë i lumtur. Në CAS u fol për koret raciste, që unë vazhdoj të mendoj se ishin shumë më tepër se kaq. Ndërsa në fillim në organet e tjera këto nuk u përfillën. Në CAS u morën parasysh të gjitha argumentet, mbrojtja jonë ja doli të bindë gjykatën të marrë parasysh aspektin racist. Ky argument ka fituar, jam i sigurt që kanë shqyrtuar edhe aspekte të tjera”, tha Prodani per A1 Report.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, IKMT aksionin për shembjen e 11 beach bareve gjatë bregdetit në Velipojë

Shkodër, IKMT aksionin për shembjen e 11 beach bareve gjatë bregdetit në Velipojë