Catania/Itali, vdes në makinë nga i nxehti fëmija 2 vjeç, babai harroi ta linte në kopësht

Catania/Itali, vdes në makinë nga i nxehti fëmija 2 vjeç, babai harroi ta linte në kopësht

Një djalë dy vjeçar vdiq këtë mëngjes në Catania, në Itali, pasi kishte mbi 5 orë në makinën e babait të tij, i cili kishte harruar ta linte në kopësht.

Burri, 43 vjeç, është një punonjës administrativ i Universitetit të Catania.

Ajo që zbuloi ngjarjen ishte gruaja e tij e cila shkoi në kopshtin e fëmijëve për të marrë djalin e tij, por aty i thanë se fëmija nuk kishte ardhur.

Babai i fëmijës nxitoi të nxirrte fëmijën nga makina por e gjeti të pajetë.

Hetime policore janë duke u zhvilluar për tragjedinë.

Vdekja e fëmijës u shkaktua nga nxehtësia mbytëse brenda makinës, e parkuar në rrugë duke qëndruar për më shumë se pesë orë në diell.

Këtë mëngjes temperatura në Catania arriti në 35 gradë.

Babai i fëmijës është nën hetim nga Prokurori Publik i Catania-s.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Finalja e Kupës së Shqipërisë! Zbulohet data, orari dhe stadiumi se ku do luhet

Finalja e Kupës së Shqipërisë! Zbulohet data, orari dhe stadiumi se ku do luhet