Çdo biznes me llogari bankare, Meka: Sfidë, por pozitive

Të gjithë bizneset që janë tatimpagues, deri më 26 tetor të këtij viti duhet të hapin një llogari bankare dhe ta deklarojnë atë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Llogari duhet të hapin të gjitha subjektet që qarkullimi vjetor i veprimtarisë ekonomike është mbi vlerën 2,000,000 lekë. Për ekspertin e ekonomisë Elvin Meka kjo është një sfidë e madhe, ka kosto por e nevojshme për formalizimin e ekonomisë.

“Kjo do të jetë një sfidë për të gjithë në radhë të parë për bizneset në Shqipëri. Në radhë të parë të vetëpunësuarit deri në një nivel të caktuar të xhiros vjetore nuk e kanë detyrimin për të hapur një llogari bankare. Çka në një farë mënyre “zbut” këtë lloj efekti rëndues që do të ndodhi dhe mund të ndodhi në sistem. Asnjë shërbim në banka nuk vjen pa një çmim të përcaktuar”. tha Elvin Meka Ekspert ekonomie.

Ky njoftim i tatimeve ndjek të njëjtën linjë me projektligjin e fiskalizimit, i cili ka përcaktuar edhe limitin e parave cash që mund të mbaj në arkë një subjekt. Sipas këtij projektligji tatimpaguesit me qarkullim vjetor deri në 2 milionë lekë mund të mbajnë cash deri në 50.000 lekë, bizneset me xhiro deri në 14 milion lekë deri në 300.000 lekë dhe me mbi 14 milion lekë deri në 800.000 lekë.

“Fiskalizimi shkon dorë për dorë dhe ndihmon reduktimin e parasë cash në ekonomi. Do të kalohet në një fazë të mbikëqyrjes dhe kontrollit inteligjent të tyre. Konsumatorët këtë duhet ta shohin si një masë pozitive, pasi në finale nuk cenon aftësinë dhe mundësinë e tyre për të paguar por ndihmon  në të mirën e përgjithshme që ka të bëjë me një informomim më të mirë rreth asaj që ndodh në sistemin fiskal, për të kuptuar se sa para mblidhen dhe kur këto para mblidhen”.

Projektligji i “Fiskalizimi” ka për synim krijimin e një sistemi të ri faturimi dhe monitorimi të transaksioneve të bizneseve në vend, bazuar në një sistem të ri të pajisjeve fiskale, që duke filluar nga viti i ardhshëm do të jenë aplikacione të instaluara në çdo pajisje kompjuterike, të cilat do të dërgojnë informacion në kohë reale në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Limiti i arkës sipas kategorisë së bizneseve

a) tatimpaguesit me qarkullim vjetor në vitin e kaluar deri në 2 milionë lekë, mund të mbajnë para cash deri në 50000 lekë

b) tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 2 milion deri në 14 milion lekë mund të mbajnë para cash deri në 300000 lekë

c) tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 14 milion lekë mund të mbajnë para cash deri në 800 000 lekë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Asd: 20/10/2019 16:45

    Cdo gje qe "detyroni" duhet te jete kosto e juaj, perndryshe pyetja e biz esit dihet; e mori motra provimin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Pr.ligji për nënat surrogate, Tritan Shehu: Shqipëria do kthehet në fermë uterusesh për llogari të grupeve kriminale

Pr.ligji për nënat surrogate, Tritan Shehu: Shqipëria do kthehet në fermë uterusesh për llogari të grupeve kriminale