Çdo fener me emrin e një personi që lufton me kancerin...nisma sensibilizuese në Stadiumin Olimpik (FOTO)

Stadiumin Olimpik në Amsterdam

Mijëra fenerë janë ndezur në Stadiumin Olimpik në Amsterdam për të katërtin vit të një fushate sensibiliuese.

Me shfaqjen e jashtëzakonshme, Shoqata Holandeze e Kancerit shpreson të rrisë vetëdijen për njerëzit që janë të sëmurë me kancer.

Çdo fener ka emrin e një personi që lufton me kancerin ose ka humbur betejën me sëmundjen vdekjeprurëse. 

Imazhet mahnitëse tregojnë rreshtat e fenerave të vendosur në një formë zemre në mes të stadiumit, të cilat shkëlqejnë në errësirë.

Shoqëria Holandeze e Kancerit është themeluar në vitin 1949 dhe ka zhvilluar eventin me fener për tre vitet e fundit.

E.D./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket i drejtë vendimi i BE për të mos hapur kufijtë me Shqiperinë pas 1 korrikut?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Do marrë pjesë në garë për deputet, kreu i PD në Korçë jep dorëheqjen