'Çdo gjë tani është bërë dixhitale'! Kryemadhi: Unë dhe Ilir Meta shkruanim letra dashurie, por tani vetëm me mesazhe (VIDEO)

Kryetarja e Partisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë takimit që ka pasur në Fier me qytetarët ka thënë se të rinjtë sot janë bërë asocialë për shkak të dixhitalizimit.

Në fjalën e saj, teksa ka folur për dixhitalizimin në kohën e sotme, ajo ka treguar dhe se si komunikonte me Ilir Metën, gjatë kohës kur kishin filluar që të njiheshin. Kryemadhi ka thënë se me Presidentin kishte shkëmbyer letra dashurie.

"Sot në kuadrin e dixhitalizimit të çdo gjëje, sot janë bërë të rinjtë edhe asocialë, tani unë me Ilir Metën kemi pas shkruar letra dashurie, por tani, ka shkuar cdo gjë me mesazh, edhe dashuria është vetëm elektronikisht. Ne nuk mund ta kthejmë jetën tonë në çdo gjë dixhitale dhe virtuale. Komunikimi njerëzor na bën më socialë, më jetësorë. Ashtu sikurse nuk mund të rritet fëmija me dashurinë  e prindit në kontakt virtual. Dhe mendoj që ne duhet të socializojmë rininë e Fierit, sidomos gjimnazistët. Dhe socializimi i tyre nuk vjen thjesht duke u përfshirë në projekte politike, socializimi vjen duke u përfshirë në vendimmarrje, gjë që është shumë më e rëndësishme. Dhe ajo që mendoj, që ne e kemi pjesë të programit, krijimi i hapësirave për të rinjtë dhe për të rejat, jo thjesht në kuadrin politik, por në kuadrin edhe shoqëror, kulturor, por edhe arsimor" - tha Kryemadhi.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    40 subjekte zgjedhore, 35 parti politike dhe 5 kandidatë të pavarur regjistrohen në KQZ për zgjedhjet e 25 Prillit! Mendoni se është një numër:

Komento

Komente

  • Kei: 20/01/2021 07:10

    Me beri me vjedh,duket cfare ku... esht.

    Përgjigju
  • Labushi: 19/01/2021 20:43

    Ah buce a buce,vetem atje e ke mendjen! Fytyra te ndyra qe tye dy jeni!Te degjeneruar dhe te rrezikshem per shqiptaret!

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 19/01/2021 20:02

    Keta jane Adams Family - nje shtepi Frankesteina.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Basha mbledh drejtuesit e qarqeve, nga denoncimet për shitblerjen e votës te bilanci i partisë, pikat që do diskutohen