Çekia nxit punëtorët publikë për vaksinim me një “dhuratë” tejet të veçantë

Çekia nxit punëtorët publikë për vaksinim me një “dhuratë” tejet të veçantë

Në përpjekje për të nxitur vaksinimin në masë, Çekia ka premtuar dy ditë pushim shtesë për punëtorët e sektorit publik në Çeki.

“Qëllimi është që të kemi vaksinim maksimal, që ta mbrojmë veten kundër infektimit nga jashtë”, tha Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis.

Kryeministri Babis tha se punëtorët qeveritarë do të mund t’i shfrytëzojnë dy ditët e pushimit në çfarëdo periudhe para fundit të këtij viti, duke i siguruar qytetarët se kjo masë nuk do të jetë barrë për buxhetin e shtetit.

Ai u bëri thirrje edhe autoriteteve rajonale që ta ndjekin shembullin e qeverisë qendrore dhe të marrin vendim për pushim shtesë për ata që vaksinohen për ta nxitur marrjen e vaksinës nga sa më shumë njerëz.

Çekia, me popullsi 10.7 milionë banorësh,  deri më tani ka vaksinuar plotësisht 4.74 milionë njerëz. Një shifër e tillë nuk konsiderohet e mjaftueshme, pasi vendi ka pasur 1.7 milionë infektime dhe mbi 30.000 viktima deri më tani që nga fillimi i pandemisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!