Çela u përgjigjet të larguarve të LSI-së: Kukullat e kurdisura na gjuajtën me gurë, po s'kemi kohë të merremi me ju

Çela u përgjigjet të larguarve të LSI-së: Kukullat e kurdisura na gjuajtën me gurë, po s'kemi kohë të merremi me ju

Drejtuesi politik i LSI për Qarkun e Beratit, Ardit Çela i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë LSI për ndryshimin. Ai pati dhe një mesazh për të gjitëh të larguarit e LSI që i janë bashkuar PS-së duke thënë se gurët që u hodhën ndaj LSI do të mblidhen dhe do të kthehen në investime dhe se nuk kanë kohë të merren me ta.

“LSI vetëm rritet dita ditës dhe do të dalë forcë e parë në çdo qendër të Beratit. Teksa po vinim dikush më telefonoi dhe më pyeti, a do t’i përgjigjesha gjuhës së urrejtjes të kurdisur si kukulla gjuajtën me gurë familjen tonë të madhe LSI. Nuk kemi kohë për të humbur me ata, me ata që nuk shpenzuan asnjë sekondë kohë për ju e familjen tuaj në Parlament. Nuk kemi kohë për të humbur me ta. Gurët që ato hodhën do i marrim, do ndërtojmë ura, rrugë, sepse kjo është LSI. Më 25 prill, Shqipëria do të ndahet nga ndasitë dhe do të bashkohen për ndryshim. Më 25 prill, ftoj të rejat dhe të rinjtë që të votojnë LSI. Ftoj të gjitha gratë dhe vajzat e Beratit të ndëshkojnë me votë ato që varfëruan qytetarët, i larguan të rinjtë dhe i çuan azilantë nëpër Evropë", tha Çela.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi takim me qytetarët në Berat: Synojmë mandatin e katërt në këtë qark, besoj tek dëshira e shqiptarëve për ndryshim


  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Humbja e parë në karrierë, Florian Marku kërkon të përballet sërish me Chris Kongon: Po punojmë për këtë gjë, do fitoj

VIDEO/ Humbja e parë në karrierë, Florian Marku kërkon të përballet sërish me Chris Kongon: Po punojmë për këtë gjë, do fitoj