Çelet ekspozita ‘Hebrenjtë në vendin tonë nga 1933-‘44’, studiuesi apel shtetit: Sillni bibliotekën e Joklit në Shqipëri (VIDEO)

Dokumente dhe fotografi të ruajtura në fondet e Arkivit Qendror të Shtetit për hebrenjtë janë ekspozuar këto ditë në sheshin rekreativ në Pazarin e Ri të Tiranës. Lista të familjeve hebrenje që kanë gjetur strehim në vendin tonë gjatë viteve 1933 – 1944 rrëfejnë pas afro 9 dekadash humanizmin dhe bujarinë e shqiptarëve në kohë të vështira

“E kemi hapur këtë periudhë, duke kujtuar edhe 1500 hebrenjtë që u dogjën në dhomat e gazit të Auschëitz”, shprehet Elsa Saka, drejtoreshë e komunikimit në AQSH.

Në vendin tonë nuk u miratuan asnjëherë ligje antihebraike, por shqiptarët mbrojtën duke mos dorëzuar te gjermanët afro 2265 të ardhur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 “Nëpërmjet këtyre dokumenteve ne shikojmë se ka pas mbështetje jo vetëm nga familjet e qytetit, por edhe nga autoritetet fetare edhe shtetërore”, thotë Saka.

Vizitorët e kësaj ekspozite rendin që të gjënë emrat e familjarëve të tyre apo edhe hebrenjve që janë strehuar prej tyre. Ish- drejtori i ATSH-së Ilir Zhilla teksa vlerëson organizatorët rrëfen edhe sesi familjarët e tij kanë strehuar izraelitët
“Për mua është e veçantë kjo ekspozitë, pasi një nga këto familje e Johanna Jutta  Gerechter  është strehuar në familjen e vjehrrit tim Bedri Rama. Në këtë rast unë vizitova këtë ekspozitë me logjikë demokratike, duke ndier edhe kontributin e shtetit edhe të familjes së bashkëshortes që ka dhënë në atë kohë”, thotë Zhilla.

Ndërsa, studiuesi Agron Alibali ndalet veçanërisht tek nderimi që duhet t’u bëjnë shqiptarët komunitetit hebre 9 dëshmorëve që dhanë jetën duke çliruar vendin tonë.

“Është momentit që në këtë dëshmi të gjallë të mbijetesës, të përkujtojmë edhe ata nëntë dëshmorë që dhanë jetën për të çliruar këtë vend”, thotë studiuesi Agron Alibali.
Alibali bën gjithashtu apel shtetit që të kërkojë arkivin personal të albanologut Norbert Joklit

 “Kjo ekspozitë shërben si një thirrje për autoritetet e Shqipërisë e Kosovës, që pasuria e Bibliotekës së Joklit që ia dhuroi shtetit shqiptar të sillet këtu”, shprehet studiuesi Agron Alibali.

Ekspozita do të vazhdojë që të qëndrojë hapur për publikun në Pazarin e Ri të Tiranës.

1620313246_ekspozita.jpg

v.d./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të kërkohet certifikata e vaksinimit për tu futur në bare e restorante?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Presidentja e KE mbërrin në shkollën në Qerek të Krujës: Ndërtimi i saj është simbol i miqësisë mes BE dhe Shqipërisë si dhe i së ardhmes