Çelet ekspozita ‘Punime të zgjedhura’, artistja Irena Buzi: Krijimtaria ime, një udhëtim emocional në kohë

Plot 80 vepra të artit pamor të përmbledhura në 6 cikle punimesh artistike erdhën në ekspozitën e re  “Punime të zgjedhura” në galerinë Mad Center, “Gëzim Qendro” në Tiranë që solli për herë të parë artistja e talentuar Irena Buzi.

Realizuar me teknika të pikturës së vajit, akrilikut, akuarelit, karbonit, modelimit dhe derdhjes në bronz dhe nën kurimin e arkitektes Joana Dhiamandi, ekspozita e autores përmban vepra dy dhe tre dimensionale që variojnë nga abstraktja tek figurativja.

“Për mua këto punime kanë qenë një zbulim pasi artistja nëpërmjet kompozimeve, linjave ka pasyruar momente shumë interesante të artit shqiptar të periudhës së viteve 2000. Janë reflektime të saja, disa prej punimeve janë një lojë fëminore duket artistja sikur do të rikthehet në botën e fëmijërisë ku tenton të linjën, gjurmët”, tha Dhiamandi.

Nga një trajektore e përjetimeve personale, Irena Buzi sjell në qendër të krijimtarisë së saj periudhën e viteve 2000,  një kohë historike në kapërcyell të mijëvjeçarëve e shekujve dhe në ndërrim të sisteme politike e ekonomike në Shqipëri dhe Kosovë. Teksa shpreh emocionet Buzi vlerëson të gjithë kontributorët që mundësuan sjelljen e projektit të saj artistik.

“Falenderoj Joanën për pikasjen e punimeve. Ka qenë një rrugëtim goxha i gjatë dhe mjaft bashkëpunues. Falenderoj Genti Gjikolon për ndihmesën që na ka dhënë për formimin e ekspozitës”, tha Buzi.

E ardhur si një panoramë komplekse e artit shqiptar ekspozita “Punime të zgjedhura” e artistes Irena Buzi do të qëndroj e hapur për një muaj deri në 10 korrik 2021. 

Foto nga ekspozita

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Finalja' kundër Real Madrid, Pep Guardiola: Respekt për kundërshtarët, i urojmë nëse na mundin

'Finalja' kundër Real Madrid, Pep Guardiola: Respekt për kundërshtarët, i urojmë nëse na mundin