Çelet në Pogradec ekspozita në kujtesë të piktorit të ndjerë Gjergji Lako, e bija shpërthen në kritika: Jam e tronditur!

Ditëlindja e 75-të e piktorit të ndjerë pogradecar, Gjergji Lako është kujtuar me një ekspozitë në qytetin e lindjes. “Vepër ndër” ka sjellë 75 punime të piktorit, të cilat janë pjesë e fondit personal të familjes së tij, ndërsa rreth 45 prej tyre janë sjellë për herë të parë në galerinë e Pogradecit. Për Lorin, vajzën e piktorit kjo ekspozitë e katërt e Gjergji Lakos është më tepër një mesazh.

Ndër të tjera ajo shprehu rezerva për autoritetet vendore në Pogradec të cilët sipas saj kanë lënë në hije piktorin e madh dhe profesorin e artit Gjergji Lako, që në shumë raste pikturat i janë bërë edhe objekt i plagjiaturës.

“Një problematikë që ndodh rëndom në vendin tonë se nuk i jepet vlerësimi i duhur në vendit tonë. Kultivimi i artit dhe përcjellja e tij në breza që vijnë është formësimi shpirtëror që është shumë i nevojshëm. Për të kryer një vepër harxhon të gjithë jetën e vet dhe dikush të vjen dhe kopjon veprën vendos dhe emrin e tij për ne është shumë tronditëse”, tha Lori Lako, e bija e Gjergji Lako.

Një nga artistët, bashkërrugëtar në fushën e artit është dhe piktori i njohur Anastas Konstandini (Taso), i cili shprehet i emocionuar për ekspozitën e mikut të tij.

"Ai ka lënë një vepër shumë të pasur. Natyra të qeta, vizatime, grafika. Ka lënë dhe kompozime me një frymë sureale që për bazë kanë atë që quhet magji e poezisë pogradecare”, tregoi Anastas Konstandini (Taso).

Kjo ekspozitë që bëri bashkë familjarë te afërm të artistit të ndjerë, miq e kolegë, do të qëndrojë e hapur deri më datë 9 Prill. Gjergji Lako ndërroi jetë në vitin 2016 në moshën 67- vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

R.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

'Mos më kanë vënë çip në kokë', Vuçiç kapet keq me gazetaren për vizitën e Xi Jinping: Jeni çmendur të gjithë

'Mos më kanë vënë çip në kokë', Vuçiç kapet keq me gazetaren për vizitën e Xi Jinping: Jeni çmendur të gjithë