Celibashi në Komisionin e Ligjeve: Nëse nuk bëni ndërhyrjet në Kod Zgjedhor diaspora s'voton! Duhet reformë e vërtetë, përtej zgjedhjeve të 2025

Teksa Gjykata Kushtetuese konstatoi se 1 milion e 200 mijë shqiptarë jashtë vendit nuk votuan në zgjedhjet e fundit, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u tha deputetëve tek Komisioni i Ligjeve se as në zgjedhjet e radhës ata nuk do ta ushtrojnë këtë të drejtë nëse Kuvendi nuk plotëson boshllëqet ligjore.

“Ju nuk shfaqni asnjë lloj protagonizmi në propozime për zbatimin e vendimit të GJK për votën e diasporës. Po shkojmë drejt shpalljes anti-kushtetuese të zgjedhjeve kush e mban përgjegjësinë?”, tha Pandeli Majko.

“Nëse Kuvendi nuk do bëjë plotësimin e boshllëkut ligjor, KQZ nuk ka dhe nuk ka përse të angazhohet në këtë proces. Nuk ka përse për shkak ligjor. Vendimi i GJK e thotë qartë se në zgjedhjet e 2021 se votimi nga jashtë nuk u realizua për shkak të boshllëkut ligjor kjo do të thotë që duhet të plotësohen këto boshllëqe me qëllim ti hapet rruga KQZ për të ndërtuar infrastrukturën rregullatore e teknike. Kemi propozime, i kemi paraqitur grupit të dialogut. Duhet të jetë e qartë që nëse Kuvendi nuk bën plotësim që vendimi i GJK kërkon më vjen keq të them se nuk do të jetë e mundur të zhvillohet votimi nga jashtë për vitin 2025 dhe KQZ të ketë rol në këtë pjesë”, tha Celibashi.

Celibashi vuri theksin tek nevoja e ndryshimeve në kodin zgjedhor, madje këmbëngul që grupi i dialogut apo dhe një grup tjetër i ngritur ad- hock të vijojë punën për realizimin e reformës edhe nëse këto nuk mund të implementohen në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.

"“Pas 2025 do të ketë zgjedhje, pse jo të diskutojmë për të gjitha çështjet e problematikat. Edhe nëse nuk kanë efekt në 2025. Efektet le ti prodhojë pas zgjedhjeve të 2025, dhe zgjedhjeve të radhës. E kuptoj që shkakton ilaritet por nuk është pa sens dhe shumë e arsyetuar. Do të ishte e udhës që kjo strukturë, apo një strukturë tjetë ad hoc të krijohet për të punuar për të bërë vërtetë një reformë zgjedhore të vërtetë.

Referendum duhet të ketë rregullim të përshtatshëm ligjorë, gjë që sot nuk ekziston. Po kështu dhe cështje të tjera që lidhen me administrin e zgjedhjeve për kuvendin apo të qeverisjes vendore. Nëse të gjithë diskutimin për çfarë duhet të ndryshojmë në lidhje me si bëhen zgjedhjet në Shqipëri nuk e bëjmë të lidhur me zgjedhjet e radhës mendoj që mund të kemi një produkt të mirë sa i takon aspektit rregullator të këtyre zgjedhjeve.” tha Celibashi." tha Celibashi.

Mungesës së vullnetit politik në Kuvend për reformën zgjedhore, deputetët ia kërkojnë përgjigjet KQZ, ku Celibashi u parashtroi se si fillim ky institucion duhet të përcaktojë e ligj se cilët shqiptarë jashtë vendi do të kategorizohen si votues nga jashtë.

“Çfarë do na sugjeroni ju? Ju duhet ta impaktoni procesin”, tha Ermonela Felaj.

“Nëse nuk ke një adresë jashtë nuk kualifikohesh për të votuar, deklarimi i një adrese është domosdoshmëri sepse KQZ s’ka ku të dërgojë fletën e votimit. Duhet të konfirmosh në një farë mënyrë që jeton jashtë territorit të Shqipërisë. Cili konsiderohet votues jashtë shtetit, një që jeton atje 1 muaj, 2 muaj, 3 muaj një që shkon për 3-4 javë dhe këtë duhet ta rregullojë kuvendi si çështjen kryesore, por mund të ngelet edhe kështu si është. personalisht mendoj se për shkak të numrit të lartë të shqiptarëve jashtë, shteti është i obliguar t’u krijojë këtë mundësi të votojnë atje ku kanë vendbanimin”, tha Celibashi.

Në komision nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës u rikthye diskutimi për problematikën e aktivizimit të bandave në zgjedhje, për krimet zgjedhore, për përdorimin e administratës, për të cilët Celibashi pati një përgjigje të prerë.

“Kërkohet vullnet me veprime konkrete që gjithsecili të jetë i angazhuar me mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Problemet lidhen me zbatueshmërinë e ligjit sesa me vetë ligjin. KQZ qeveri parti publike e institucione publike respektojnë ligjin mendoj se disa probleme themelore që kemi sot nuk do ti kemi në zgjedhjet e ardhshme”, tha Celibashi.

Komisioneri ndau me shqetësimin fenomenin e keqpërdorimit të aseteve publike në fushatë, ku për zgjedhjet e 14 majit 2023 janë bërë 449 denoncime, janë vendosur 64 sanksione administrative për 60 funksionarë, nga të cilët njëri ka qenë ministër, 27 kryetarë bashkie, 24 persona përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, 5 sekretar të përgjithshëm, 1 drejtues i një agjencie shtetërore, 3 drejtues shkollash dhe 1 drejtues i një qendre kulturore lokale. Celibashi kërkon rregullim me përparësi të pengesës për të votuar për 25 deri 30 mijë qytetarëve brenda vendit të cilët janë në pamundësi fizike për të shkuar në QV.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vota: 11/06/2024 20:44

    Votim ne Konsullate shqiptare me vezhgues nga 4 kampe dhe 1 kamp vezhgues nderkombetar , votim me gisht dhe kod pune (opsion 2) , votim me poste me zarf alumini me buton nese hapet sperkatet fleta me boje dhe behet pavlevshme , votim me e Albania dhe kod unik kombinim afer konsullatave ! Mire do ishte 5-8 deputet te dedikuar ti kete diaspora! Ne Shengjin ne 2040 votojne dhe miqte pertej adriatikut ndaj them duhet nje projekt per te ardhmen , duhet 5-8 deputet te jene vetem nga diaspora , pastaj ska rendesi kush parti i merr !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

A ndjeni ju veten përgjegjës ‘pazarin’ e Zgjedhores kur e latë 2 vite të braktisur Komisionin? Ja si përgjigjet Basha

A ndjeni ju veten përgjegjës ‘pazarin’ e Zgjedhores kur e latë 2 vite të braktisur Komisionin? Ja si përgjigjet Basha