Celulari mund t'iu kushtojë maturën! Rregullat e reja përjashtojnë kopjacët edhe nga vjeshta, 1 vit 'stazh'

TIRANË - Të gjithë maturantët që do t'i nënshtrohen provimeve gjatë vitit 2020, do të përballen me rregulla më të ashpra.

Maturantët që do të konstatohen me celularë gjatë provimit, do të përjashtohen nga të gjitha provimet e maturës shtetërore, dhe kanë të drejtë t'i japin ato vetëm pas një viti, duke humbur kështu mundësinë për t'i ridhënë në vjeshtë.

Nëse maturanti gjatë zhvillimit të provimit do të ndryshojë vendin që i është përcaktuar, do të përjashtohet nga provimit. E njëjta gjë do të ndodhë nëse komunikon me nxënësit e tjerë gjatë provimit.

Gjatë 2020, maturantët për të rezultuar kalues duhet të marrin jo më pak se 25% të pikëve, të përcaktuara për provim.

Por ashpërsimi i rregullave nuk do të jetë vetëm për maturantët, por dhe për administratorët. Këta të fundit nëse do të publikojnë testin, rrezikojnë të largohen nga vendi i punës.

Po ashtu, për çdo person të tretë që publikon provimet, do të kërkohet ndjekje penale nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar.

Të gjitha këtë rregulla janë miratuar në rregulloren e re të Maturës Shtetërore 2020, nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Kujtojmë se gjatë viteve të fundit, nuk kanë munguar rastet e publikimit të tezave të provimit.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eli: 14/11/2019 08:40

    po ca thoni mor burr.po ky asht komunism.si mos me lan me kopju.vetem ne kominism duhet me msu.ne demokracin e bac sales mujt me u ba ne doktor pa lexu fare.boll durum 50 vjet ata qe lexojn.nuk shkon kun kjo pun kshu

    Përgjigju
  • Eri: 14/11/2019 08:28

    Po lejini reklamat se e keni bastardu arsimin! Hiqni drejtorat militant qe zhvasin popullin. 3000 euro nje vend pune e kane! E rrisni rrogat e punonjesve te zyrave arsimore se ja keni cu 350 sa nje roje shkolle. Turp tju vije!

    Përgjigju
  • Ela: 13/11/2019 18:22

    Po nuk jane vetem celularet o njerez. Aty vete mesuesit administrator u cojne kopje nxenesve. I zgjidhin pyetjet jashte klase e ua cojne te gatshme. Vete administratoret.

    Përgjigju
    • Vlora: 13/11/2019 20:21

      Ela shume sakt, jo votën kjo por dhe drejtorët militantët ordiner të Partisë cojn kopjo të gatëshme të ata që duan.. Ehh Mjerrë Shqipëria për brezin që po c'edukon.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin