Ceremonia/ 1 mijë të diplomuar në mjekësi ‘hedhin kapelat’! Studentja: U bëra mjeke se doja të shëroja familjarët

Ata ia dolën.  Vite të mundimshme studimi u përmbyllën me sukses për mbi 1 mijë studentë të Universitetit të Mjekësisë. Tashmë të diplomuar, ata nisin një kapitull të ri, atë të jetës profesionale.

Secili prej tyre ka një histori të veçantë, një arsye të fortë që sot gëzon. Bresilda Alla ia doli të veshë mantelin e bardhë të mjekut. Ëndrra e saj zë fill vite më parë, fillimisht si një dëshirë për të ndihmuar e shëruar familjarët.

“Nisur nga sprovat e jetës, problemet shëndetësore në familje ka qenë dëshira ime për t’u bërë mjeke. Asnjë nga familjarët e m, qoftë dhe kushërinjtë, nuk janë në fushën e mjekësisë. Jam unë mjekja e parë e familjes. Ka qenë një rrugë e gjatë, e mundimshme, por tani pas diplomimit dhe me fillimin e punës në shërbim të komunitetit ka satisfaksionin e saj. Jam shumë e kënaqur. Edhe sot është një finalizim i një ëndrre, pse jo , jo vetëm e imja , por dhe e familjarëve të mi”, thotë ajo.

Tefta Mehmetaj sot gëzon për diplomimin në stomatologji me dëshirën për të hapur një klinikë dentare në të ardhmen.

“Pak e vështirë! E bukur! Emocionuese, por ia vlejti! Për momentin nuk po mendoj të hap diçka timen sepse duhet të merret pjesa e eksperiencës. Jo të gjitha arrijmë t’i dimë, por shumë shpejt shpresoj të kem diçka timen. Nuk mendoj të largohem nga Shqipëria sepse në fund të fundit nëse ne nuk jemi këtu, kush do ta bëj Shqipërinë”, tha ajo.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata dhe Ministja e Arsimit Evis Kushi vlerësuan studentët për arritjet dhe u përcollën një mesazh.

“Në fakt dua që duartrokitjet t'ia jepni vetes tuaj, meritës tuaj të madhe që më në fund pas gjithë këtyre përpjekjeve ia dolët. Urime!”, u shpreh Gjata.

“Studimet tuaja nuk përfundojnë këtu. Ju tashmë jeni të përgatitur që gjithë jetën vazhdoni të lexoni , të punoni, të eksploroni , të bëni kërkime, të merrni pjesë në konferenca sepse vetëm kështu do të arrini të përmbushni misionin që keni ndaj shoqërisë”, tha Kushi.

Emocione të forta dhe lot gëzimi ndanë në ceremoninë e diplomimit është familjarë të mjekëve më të rinj në vend, me shpresën se kontributin e tyre do ta japin në atdhe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:22
Diplomohen studentët e mjekësisë, Kushi: Ushtrojeni profesionin me profesionalizëm dhe humanizëm

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë. Znj. Kushi kërkoi nga të sapo diplomuarit që ta kryejnë me shumë profesionalizëm dhe humanizëm këtë mision që kanë ndërmarrë.

“Nga ju të dashur të diplomuar që nga sot do të jeni mjekë të rinj, nuk pritet që të jeni thjesht një mjek, por pritshmëritë e pacientëve, njerëzve, të sëmurëve janë shumë të larta për ju. Ju nuk mjafton të keni vetëm diplomën dhe bluzën e bardhë. Por ju duhet të jeni dhe shumë humanistë. Të sëmurët kanë shumë nevojë edhe për fjalë të ngrohta, kanë nevojë edhe për një shtrëngim duarsh, kanë nevojë edhe për një përfaqim. Kështu do ta kryeni siç duhet misionin e lartë të mjekut. Dhe për këtë duhet shumë punë dhe shumë sakrifica, dhe nëse ka një shprehje që mund t’iu duket klishe që e themi në çdo ceremoni diplomimi që studimet tuaja nuk përfundojnë këtu. Por nuk ka profesion që kjo shprehje të jetë më e vërtetë dhe më aktuale sesa te mjeku. Pra vërtetë studimet tuaja nuk përfundojnë këtu, tashmë duhet të jeni të përgatitur që do të vazhdoni gjithë jetën të punoni, të eksploroni, të bëni kërkime, të merrni pjesë në konferenca, sepse vetëm kështu do të arrini të përmbushni misionin që keni ndaj shoqërisë.”

Ministrja tha se falë arritjeve dhe rolit aktiv në procesin e ndërkombëtarizimit sot UMT është ngritur në nivelin e universiteteve më prestigjioze evropiane.

“Jam e bindur që është një nga modelet më të mira që ju duhet të keni për tu frymëzuar dhe për të ndjekur si shembull në karrierën tuaj. E po ashtu edhe si rektor profesor Gjata ka meritën që Universiteti i Mjekësisë të Tiranës është ngritur në një nivel të ri edhe për sa i takon procesit të ndërkombëtarizimit me shumë marrëveshje bashkëpunimi me shumë programe të përbashkëta të dyfishta me universitete më prestigjioze evropiane por po ashtu edhe me punën kërkimore shkencore të stafit pedagogjik pjesëmarrje në projekte të rëndësishme të Bashkimit Evropian përmirësimin e infrastrukturës universitare e kështu me radhë.

Ministrja u kërkoi studentëve që ta çojnë përpara traditën e këtij universiteti dhe në shembullin e pedagogëve e mjekëve më të mirë në Shqipëri.

“Por profesor Gjata sigurisht që nuk i bën i vetëm gjithë këto sepse ka një staf të mrekullueshëm të cilët kanë njohuri shumë të madhe në diplomimin tuaj. Një falënderim dhe një duartrokitje të fortë për të gjithë stafin pedagogjik. Unë kam fatin të njoh shumë prej tyre dhe janë vërtet modele dhe unë uroj që ju një ditë të jeni njësoj si ata, të afroheni madje pse jo edhe të bëheni më të mirë natyrisht.”

Një falënderim të veçantë Ministrja Kushi e pati edhe për familjet të sapo diplomuar, për mbështetjen dhe sakrificat që kanë bërë gjatë gjithë periudhës së studimeve.

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjeksia: 10/06/2023 21:25

    Ata qe e kane perfunduar Mjeksin me meritë,mund djerse e sakrifica e veshtire se do pajtohen dot me llumin qe Mjeksin e mbaruan duke blere cdo provim ,studentet e njohin njerit tjetrin me mire se kushdo tjeter!!!

    Përgjigju
  • Ali: 10/06/2023 17:11

    Banu gati per spitalete e botes tash. Se jo per shqipnin

    Përgjigju
    • Emigranti: 11/06/2023 08:00

      Nuk thua qe po na bejne nder? Kemi pleqte qe nuk dine gjuhen e huaj dhe tani fatmiresisht merren vesh shqip me ta.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Juventus 'lë nam', barazon 2-2 me Cagliarin në Sardegna

VIDEO/ Juventus 'lë nam', barazon 2-2 me Cagliarin në Sardegna